Joe Biden, fituesi i zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së më 2020-ën, po pritet ta angazhojë në pozitën e ambasadores në OKB ish-kandidaten presidenciale të Demokratëve më 2016-ën, Hillary Clinton. Kështu bën të ditur mediumi amerikan ‘Washington Post’, i cili citon burime anonime të kenë thënë se ekipi i Bidenit ka marrë nën shqyrtim kandidaturën e gruas së ish-kryetarit amerikan, Bill Clinton. Ekipi i Biden thuhet se beson se ish-Sekretarja e Shtetit Amerikan mund të rrisë reputacionin e Amerikës në sytë e bashkësisë ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, ajo mund të përfaqësojë qëndrimet e Shteteve të Bashkuara në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kushtuar Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …