Nisma Socialdemokrate e quan hipokrite Qeverinë Kurti e cila nuk po vepron në mbrojtje të krerëve të UÇK-së

NSD: Gjykata Speciale të tregojë nëse po përgatit aktakuza edhe ndaj serbëve të cilët kanë bërë krime gjatë luftës në Kosovë

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka kërkuar të dijë nga Prokuroria Speciale e Kosovës se cili është bashkëpunimi me Dhomat e Specializuara. Kjo pas deklarimeve të kryetares së saj, Ekaterina Trendafilova, se do të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime pa marrë parasysh etnisë. Sherifi po ashtu ka kërkuar të dijë nëse Prokuroria Speciale ka dorëzuar dosjet që lidhen me krimet që janë kryer në Kosovë. Nëse një gjë e tillë nuk është bërë, Nisma Social demokrate ka kërkuar që ky institucion ta bëjë. Sherfi ka thënë se Specialja duhet të marr në përgjegjësi edhe Ivica Daçiqin dhe zyrtarë tjerë të Serbisë Kjo kërkesë e Nismës vije pas deklaratave të zyrtarëve të Speciales, të cilën kanë deklaruar se çdo kush që ka bërë krime do të dënohet.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …