Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj, njëherit anëtare e kryesisë së Nismës Social-Demokrate ka shkruar se Kosova nuk do të ndalet derisa autoritetet e Serbisë që bën gjenocid të dalin para drejtësisë. Në një shkrim adresuar kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ajo ka shkruar se Kosova kurrë nuk do të ndalet derisa ju dhe të gjithë bashkëpunëtorët tuaj që keni bërë gjenocid, ju që keni masakruar fëmijë, gra e pleq, ju që keni dhunuar vajza e gra, të dilni para gjyqit. Ju s’keni si ndiheni të turpëruar, derisa për ju krimi, dhunimi, gjenocidi, mashtrimi e konstruksionet paraqesin vlerë. Por, jam e bindur se shumica e popullit serb sikur ta dinin të vërtetën e plotë për të cilën t’i po kërcënon dëshmitarë që mos të rrëfejnë për krimet tuaja, ata do të turpëroheshin nga ti dhe bashkëpunëtorët tuaj. Kosova kërkon DREJTËSI!, ka përfunduar shkrimin e saj zëvendëskryeministrja e Kosovës që vije nga radhët e Nismës Social-Demokrate, Albulena Balaj- Halimaj.