RKL: Punëtorët shqiptarë aktualisht janë më të përbuzurit, më të shfrytëzuarit dhe më të nëpërkëmburit

Azemi: Punëtorët e sektorit privat po ballafaqohen me vështirësi të shumta dhe mezi po mbijetojnë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka tërhequr vërejtjen se punëtorët e sektorit privat po ballafaqohen me vështirësi të shumta dhe mezi po mbijetojnë. Duke folur për gjendjen e rënd ekonomike për shkak të pandemisë, ai i ka deklaruar për Ekonomia Online se është situata është e rënduar por mund të përkeqësohet ende në të ardhmen. “Faturën përfundimtare në këtë gjendje çfarë jemi po e paguajnë vet punëtorët e sektorit privat, nuk po e paguan shteti, nuk po e paguajnë pronarët e kompanive sepse zgjedhja përfundimtare për gjendjen që po krijon Covidi është barra e punëtorëve të cilët në fakt deri në vit të ri do të ketë mbi 100 mijë vende të punës të humbura. Kemi pagat pothuajse dyfish më të vogla, largim masiv të punëtoreve, zvogëlim të pagave dhe ne jemi ata që po e bëjmë derisa pronarët e kompanive po them edhe shteti kanë krijuar një kapital dhe ata janë të gatshëm të qëndrojnë ndoshta edhe me vite të tëra sepse kanë një kapital të grumbulluar, ka theksuar mes tjerash kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …