Gjykata Speciale

Deputetët konstatojn se nëpërmjet GJS po mundohet të njolloset lufta çlirimtare e UÇK-së

Deputet të partive politike kanë deklaruar se janë duke u bërë përpjekje që  nëpërmjet Gjykatës Speciale të njolloset lufta çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe që vendi ynë të ketë pasoja në të ardhmen. Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati është duke u munduar të njolloset historia çlirimtare e vendit tonë dhe ka tërhequr vërejtjen se procesi në Gjykatën Speciale mund të ketë edhe pasoja të rënda ekonomike.  Edhe deputeti nga Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi se zhvillimet e fundit me ngritjen e aktakuzave ndaj çlirimtarëve dhe dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçi, do të ndikojnë edhe në uljen e investimeve të huaja në Kosovë. Përveç tyre, edhe eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu kas deklaruar për “Kosovapress” se Kosova është në krizën më të madh që nga viti 1999, jo vetëm në aspektin politik, ekonomik e social, por edhe në shtet ndërtim. Është koha kur duhet të reflektojmë një unitet politik, ka porositur ekonomisti, Safet Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …