Kryeministri, Avdullah Hoti ka njoftuar se Qeveria planifikon Fond për Rimëkëmbje prej 182 milionë euro. Për vitin e ardhshëm Qeveria e Kosovës për vitin e ardhshëm planifikon të tjera fonde për Rimëkëmbje Ekonomike nga pandemia COVID-19. “Bizneset dhe punëtorët që janë prekur nga kjo situatë nuk janë vetëm. Shteti i Kosovës do t’u ndihmojë në tejkalimin e situatës, siç ka bërë duke ndihmuar bizneset, punëtorët, bujqit, gratë në biznes, komunitetet jo shumicë, familjet në asistentë sociale dhe të tjerët përmes Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike prej 365 milionë euro. Megjithatë, situata me COVID-19 është e rëndë, ngjashëm siç është në rajon dhe në BE. Të gjithë duhet të ndihmojmë mjekët dhe infermierët tanë të përballen me këtë gjendje duke respektuar masat e propozuara nga IKSHP, të cilat i ka ndërmarrë Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë. Të gjithë ata që janë prekur nga COVID-19 nuk janë vetëm në këtë situatë. Stafi shëndetësor dhe institucionet e tjera janë në mbështetje të tyre, ka shkruar në mes tjerash kryeministri, Avdullah Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …