Eksperti i shëndetësisë, profesori, Ugur Sahin, i cili është bashkëthemelues i kompanisë farmaceutike “BioNTech” e cila ka krijuar vaksinën që ka rezultuar efikase në 90 % të rasteve, ka deklaruar se ndikimi i kësaj vaksine do të vërehen dukshëm vetëm në dimrin e ardhshëm. Gjatë një interviste për BBC, ai ka deklaruar se është i bindur që vaksina do të zvogëlojë transmetimin e virusit midis njerëzve si dhe do të ndalojë zhvillimin e simptomave tek dikush që u injektua. “Unë jam shumë i sigurt se transmetimi midis njerëzve do të zvogëlohet nga një vaksinë e efektshme ndoshta jo 90 për qind por 50 për qind – por nuk do të harrojmë se edhe kjo do të mund të rezultojë në një ulje dramatike të përhapjes pandemike’’, ka deklaruar eksperti i shëndetësisë, Ugur Sahin. Ai ka shtuar më tutje se nëse gjithçka shkon sikur është paraparë, vaksina do të shpërndahej në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm dhe se efektet e saj do të vërehen dukshëm në dimrin e vitit të ardshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …