Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti vazhdon të ankohet kundër masave të reja të Qeverisë së Kosovës të cilat kanë vendosur kryeqytetin në zonën e kuqe për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me koronavirus. Derisa këto masa kanë hyrë në fuqi ditën e premte në mbrëmje, i pari i Prishtinës e quan të padrejtë një gjë të tillë pasi sipas tij në kryeqytet ka më shumë raste të reja të konfirmuara me koronavirus për shkak të numrit më të lartë të testeve për këtë sëmundje të rrezikshme. “12 mijë testime! Mandej zone e kuqe. Komunat tjera nga 100 mesatarisht”, ka shkruar Ahmeti në një postim duke iu referuar kështu numrit të testeve në Prishtinë dhe atyre në komunat e tjera në dy javët e fundit, ku del se vetëm në kryeqytet janë kryer 12 mijë teste.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …