Në qendër të Tropojës vendoset shtatorja e patriotit dhe zëvendës-komandantit të ushtrisë së Lidhjes së Prizrenit, Ali Ibër Neza

Në Tropojë vendoset shtatorja e patriotit dhe zëvendës-komandantit të ushtrisë së Lidhjes së Prizrenit, Ali Ibër Neza

Në një ceremoni të organizuar nga autoritetet lokale, shtatorja e patriotit dhe zëvendës-komandantit të ushtrisë së Lidhjes së Prizrenit, Ali Ibër Neza është vendosur në qendrën e qytetit të Bajram Currit. Të pranishmit vlerësuan figurën e tij, ndërsa përgjatë ceremonisë u zhvilluan edhe aktivitete kulturore me këngë e valle të zonës. Pasardhësit e Hasan Prishtinës, Isa Boletinit dhe familje të tjera atdhetare të njohura u mblodhën bashkë duke përkujtuar rolin e Ali Ibër Nezës, këtij atdhetari që ishte një prej 7 anëtarëve të qeverisë së përkohshme të Lidhjes së Prizrenit. Figura e tij u vlerësua nga autoritetet lokale, ndërkohë që pasardhësit e tij shprehën falënderime. Aktivitetet me këngë e valle të zonës shoqëruan këtë ceremoni që u zhvillua në 185-vjetorin e lindjes së këtij patrioti të shquar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …