Punëtorët e Telekomit të Kosovës protestojnë si dhe do të fillojnë grevën e përgjithshme para Qeverisë së Kosovës lidhur me bllokimin e llogarive bankare. Federata e Sindikatave të Pavarura të Postë Telekomit të Kosovës ka deklaruar se në vitet e fundit ka bërë maksimumin në denoncimet për kontratat e dëmshme dhe faktorët që kanë ndikuar në gjendjen aktuale të kompanisë, denoncime këto që i ka bërë në Prokurorin e Shtetit dhe përmes mediave. Kompania Dardafon (ish-Zmobile) ka qenë dhe është kontratë kriminale, e cila Telekomit i ka shkaktuar humbje mbi 200 milion euro, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …