Lutfi Coka

Lutfi Coka: Po vuajmë nga vetëkënaqësia!

Kur do të zgjohemi? Kur do t’i përvishemi realitetit? Kur do bëhemi të hapur me veten

tonë dhe me njerëzit? Kur do t’i përballojmë problemet tona me guxim?

Vijojmë t’navijë keq kur kritikohemi, ta duam pa masë lavdërimin, të lëkundemi para lëvdërimit, t’i fshehim plagët tona, t’i varrosim gabimet tona, refuzojmë t’i pranojmë problematikat dhe të këqijat tona; vijojmë të kemi politikanë që, hedhin lumë kritikash mbi njëri-tjetrin, zyrtarë asnjëri prej të cilëve nuk e pranon përgjegjësinë, por ia hedh atë natyrës, shirave, erërave, maleve dhe luginave, madje ia hedhin topin në rrjetë të tjerëve dhe kërkojnë që të sajojnë një prérje, që ta ekzekutojnë në sytë e masës; teksa ,pjesa tjetër e botës i diskuton çështjet e veta nën kupolën e parlamentit, madje edhe presidenti i vendit më të madhit në botë i thotë popullit të tij: “U kërkoj ndjesë, u kërkoj ndjesë”.

Nuk po na bën dobi as feja dhe as asnjë kulturë. I lexoj dijetarët dhe çdonjërin e gjej të vetëkënaqur duke i thurur lavdi vetes së tij. Ulem me tregtarët dhe çdonjëri e mendon veten e tij si një dhuratë nga Zotit  për kombin . Ulem me fiset dhe çdonjërin prej tyre e gjej duke kënduar himnet e guximit dhe flijimit, me të cilat kanë për qëllim luftërat rebele dhe plaçkitëse të kohës para unifikimit , nën udhëheqjen e komandantit të revolucionit. Pedagogët dhe publicistët tanë janë strehuar në kulla të fildishta, të gjithë kemi rënë në vetëkënaqësi, çdonjëri nga ne ka marrë drejtimin përbrenda vetes!?…
Kur hyn tek një nëpunës dhe do ta komplimentosh me një konsideratë e t’ia fitosh vëmendjen me nja dy fjalë, ai ta kthen me një ligjëratë serioze dhe të rrjedhshme, duke folur mbi arritjet e tij teorike personale dhe nismat e tij fantazmë!?…

Shumica e dijetarëve të ankohen, se njerëzit janë larguar dhe se masa e gjerë tani nuk e njeh pozitën e të kualifikuarve (si veten e tyre), dhe as vendin e dijetarëve (si  personin e tyre)…

Në mesin tonë nuk gjen dikë, që të bëjë publike përgjegjësinë e tij kundrejt gabimit të ndodhur apo anomalisë së ngjarë… Media në botën tonë ka marrë përsipër të shfajësojë, të justifikojë dhe t`I  thurë himne arritjeve, për të cilat na ka zili vetë  Europa, me të cilat është mahnitur Kongresi Amerikan, ka mbetur me gisht në gojë Kremlini dhe janë çuditur Tigrat e Azisë…

Kemi alergji nga kritika, të cilën e refuzojmë dhe s’e pranojmë, ndërkohë që shpallim si armik këdo që kritikon. Shkriftohemi nga lavdërimi, sheqerosemi nga lëvdërimi dhe drogohemi nga komplimentimi. Kushdo na falënderon, lavdëron dhe na bën himne, është i dashuri jonë!?… Masa jonë e gjerë lavdinë e fisit cicëron me himne të të parëve u këndon… Publicistët në përgjithësi ngacmojnë simbolet e shoqërisë, eprorët, dijetarët, ministrat dhe intelektualët, pasi e gjejnë lavdinë në akuzat që u hedhin këtyre të fundit, në kryqëzimin e këtyre kundërshtarëve në dërrasën e vdekjes…

– Në fakt, këtë nuk po e them për ta fshikulluar veten, por e them pasi është një realitet dhe duke qenë se jam vënë në kontakt me të gjitha shtresat e shoqërisë e kam ndenjur me ta. Unë, që s’jam veçse një prej tyre, jam prekur nga e njëjta sëmundje që i ka prekur edhe ata. Duam të na puthin kokën, të na drejtohen me komplimente. Nga ana tjetër zemërohemi, nëse emrat na zhvishen nga titujt.

Kështu bëri në fakt edhe pjesa tjetër e botës… Ata i thërrasin titullarët e tyre vetëm në emër, kurse tek ne të pi e zeza ,atë ditë kur t’ia zhveshësh ndokujt titujt e tij shkencorë apo të trashëguar.

Ne e mbulojmë plagën, por nuk e kurojmë atë, e fshehim anomalinë por nuk e ndreqim atë, e groposim gabimin, por nuk i dalim në ballë atij.

Nuk kam arritur ta dëgjoj ndokënd, ndonjë ditë, që të kërkojë falje apo të thotë: “Unë jam përgjegjës për atë që ndodhi”.

Prandaj dhe gabimet tona do vijojnë, sepse fillimi i ndreqjes është pikërisht pranimi i gabimit.

E pra ne jemi më të mirët që kemi kalëruar, që kupën e vdekjes e kemi kapërdirë, që ngjarjet i kemi memorizuar dhe në kënde kemi qëndruar, ndërsa të tjerët nuk na provokojnë edhe pse janë ngjitur në sipërfaqen e hënës, kanë arritur në Mars, kanë mësyrë tabanin e oqeanit ose e kanë lulëzuar jetën e tyre të kësaj bote, pasi ata nuk janë veçse shurdhët e detit, që kurrë nuk mund të jenë si ne në origjinë dhe heroizma, sepse ne e kemi ruajtur trashëgiminë tonë të lashtë, mokrën, vazon, lahutën, sëpatën, rrotën e drunjtë dhe leqen; bravo na qoftë, bravo!?…

Zoti na i eliminoftë kurthet që bota bën kundër nesh; do vijojmë të lutemi kundër amerikanëve, evropianëve, japonezëve, kinezëve dhe koreanëve; që na paskërkan ngritur pusi, nga inati dhe xhelozia.

Po luftohet çdo gjë,që të mbizotrojë e keqja

Përziejnë, me qëllim:

Mësimet pozitive me ato negative,

teoritë shkencore me teoritë jo shkencore.

Fjalën e ZOTIT me fjalën e njeriut,

Librin e ZOTIT me librat e njeriut.

Fetarët me ateistët,

Kombëtarët me antikombëtarët,

Heronjtë me tradhtarët,

Dituritë me antidituritë,

Të diturit me të paditurit.

Të urtit me zhurmagjinjtë,

Lëvizjet pozitive me lëvizjet negative.

Liderët pozitivë me liderët negative.

Historinë e vërtetë me historinë mashtruese,

Idetë pozitive me idetë negative,

Ideologjitë pozitive me ideologjitë negative,

Programet pozitive me programet negative,

Sistemet pozitive me sistemet negative,

Kulturat pozitive me kulturat negative,

Ndershmërinë me pandershmërinë,

Vlerat me antivlerat,

Edukatën me anti edukatën,

Vyrtytet me veset,

Të dobishmën me të dëmshmën,

Burrat me burrecat,

Trimat me frikacaket,

Ekspertët me joekspertët,
Të drejtët me të padrejtët,

Traditat pozitive me modernen negative,

Të bardhën me të zezën.

Qëllimi!?…

Të të dominojnë e keqja, mashtrimi, gënjeshtra,

Që të hutohemi.

Të mos e njohim të vërteten.

Të largohemi nga e mira, nga e vërteta, nga pozitivja.

Që e keqja t’iu  duket e mirë.

Të të mos lejohet e mira të mbisundojë.

Të dominojnë antivlerat.

Që miku t’iu duket armik e armiku t’iu duket mik.

Që çdo gjë të shkon mbrapshtë.

Që truri të shkoj kundra.

Me që truri i hutuar dhe truri kundra është i pavetëdijshëm.

Me që i pavetëdijshmi është i pavetëdije.

Ai nuk dinë, nuk kupton, është i hutuar. I turbulluar.

Bile mbrapsht i kupton gjërat.

mbrapsht mendon, mbrapshtë flet, mbrapshtë vepron.

Me që të pavetëdijshmit nuk kuptojnë as gjendjen. E pasi nuk mund të kuptojnë gjendjen, ata as nuk mund të ndryshojnë gjendjen. As që kërkojnë të ndryshojnë gjendjen.

Me që i pavetëdijshmi lehtë shndërohet në lodër, në robë, në të nënshtruar.

Meqë i pavetëdijshmi nuk kupton gjendjen, ai pajtohet me gjendjen, me bindjet, me mësimet mashtruese.

Bile, i pavetëdijshmi kundërshton të mirën, të dobishmën, pozitiven.
Ai mendon mbrapsht, flet mbrpsht, vepron mbrapsht. . Don armikun, kundërshton mikun. Të mirës i thotë e keqe, të keqes i thotë e mirë. Propagandëm e armikut e pranon për të vërtetë, këshillën e mikut e kundërshton. E kështu me radhë.

Mashtruesit,  magjistarët, e munafikët, e faraonët,  sundimtarët, janë të dukshëm e të padukshëm.

Prandaj na hutojnë,na mashtrojnë. Na përziejnë. Në çdo lëmë të mundëshme.

Kjo është vetëm njëra nga metodat.

Pasojat kanë vërshuar.

Shkaktarët numërojnë sukseset e planeve të tyre.

E sukseset e tyre janë pasojat tona.

E ne ende vetëm pasojat numërojmë!!!

Dhe ne pra e pësojmë, me që ata i realizojnë qëllimet e tyre!!!

Planet tona ?!!!

T’i pengojmë qëllimet e mbrapshta të tyre, dhe t’i realizojmë qëllimet e pastërta.

T’i evidentojmë gënjeshtrat, mashtrimet, falsifikimet.

Gënjeshtarët, mashtruesit.Munafikët.

Ndotjen ta pastrojmë. Të ndoturit t’i pastrojmë. Ambijentin ta pastrojmë.

Të hutuarit t’i kthjellim.

Qëllimi është i pastër.

Planet, programet, projektet !!!

Të qëllimit human.

 

Lutfi  coka

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …