Drita Rapi: Koha dhe historia do ta thonë fjalën e fundit!!!

Këto ditë Kosova po përballët me një realitet të hidhur dhe sfidues jo vetëm për ne si shtet por edhe pêr gjithë opinionin ndërkombëtar. Ajo u vu edhe njëherë para një sprove të vështurë dhe një padrejtësie të radhës e që epilogu i saj është drithërues. Shumë debate, polimika, vlerësime e shkrime i pamë e i degjuam këto ditë dhe vazhdojnë të jenë në fokus të ditës. Secili në mënyrën e vet,dikush i bie thumbit e tjetri patkonit ,here duke i lavdëruar e hërë duke i sharë e më shumë duke hedhur barut në zjarr.

Padashur me u ndalë në analizë të tillë dua ta veçojë arsyen time që më nxiti ta shkruaj këtë shkrim edhe pse kesaj radhe nuk deshta te shkruaj Shkak u bënë reagimet dhe veprimet e disa njerëzve të hasdisur nga gëzimi që u burgosën disa krerë të Shtabit të Përgjithëshëm te UÇK-ës. Nuk kam besuar se doza e opiumit që morën nga kabineti eksperimental Çubrilloviqjanë te arrijë efektin kulminant në këtë kohë.Të paktën si nuk u vetpërmbajtën për meni ( inat ) të shkijeve ,sikur t‘mos kishin pikë gjaku shqiptar. Dorën në zemër është i kupueshëm gëzimi që shfaqën serbët për këto burgosje kur dihet fakti se ata tash më shumë se një shekull punojnë e luftojnë për shkatërrimin e kombit shqiptar.Atëherë lind pyetja: prej nga po burim gjithë ky entiziazem me ngritje dollishë ?! Dhe padashur rikthehem në periudhën e luftës, atëherë kur filluan sulmet e para guerile të UÇK-ës mbi caqe të caktuara të policisë serbe e nga udhëheqia politike e Kosovës evidentohëshin si „grupe terroriste“ ,por nuk u mjaftuan me kaç.Kur lufta fillojë të marr përmasa luftëtarët u cilësuan si „ të pa shkollë“ e që „dojnë me e djegë vendin“. Deklarimet e tilla aso kohe kishin vetëm një synim; dobësimin dhe shkaterrimin e UÇK-ës si te vetmën forcë reale që çonte drejt çlirimit të Kosovës.

Sot nuk po mund ta mohoj faktin se pikërisht nën komandën e këti SHTABI (i mirë apo i keq ),janë organizuar nënshtabet operative në gjithë Kosovėn dhe kanë vepruar nën komandën e saj, janë mobilizuar mijëra  ushtar jo vetëm brenda trojeve shqiptare e diasporë por edhe nga Amerika e largët me batalionin „ATLANTIKU“. Nën ëmblemën e kësaj ushtrie kanë rënë qindra DËSHMORË TË KOMBIT, dhe nese dikush nuk ka sy të ndërgjegjiës kombëtare e miopia ogurzeze ua ka vërbu sytë.

Le t‘i vizitojnë varrezat e Dëshmorëve te Kombir në Prekaz,Gllogjan,Shalë, Llap,Prizren ,Koshare e gjithandejë nëpër Kosovë.

Tani nuk është koha ta kamuflojmë situatën duke u përpjekë me e nderlidhë gjykimin e tyre me veprimet e bëra paslufte se ata nuk po gjykohën për gjëra të tilla,prandaj dhe nuk kemi nevojë t‘i fryëjm zjarrit kur kihet parasyshë se aktakuzat e tyre tashmë janë të çarta dhe secili prej neve (kuptohët kush ka dasht me i ditë ),ka pasur mundësi me i degju përmës mjetëve tê informimit. Gjithashtu u kuptua dhe mirë u informuam se një pjesë të këtyre akuzave e ka mbledhur ish prokurori serb Vukçeviq i cili i ngazëllyër nga efekti i punës së Ti e pranojë edhe para mediave.Zingjiri vepruës i krijimit të Gjykatës Speciale e ka një adresë – Serbinë.Ajo për njëzetë e një vjet rresht nuk pushojë për asnjë moment punën e saj për ta kontestu para opinionit ndërkombëtar luftën e pastër të UÇK-ës ecila ishte luftë gjithëpopullore dhe çlirimtare.

Për fat të keq këto ditë patëm fatin të shohim skena tronditëse të bastisjeve e burgosjeve të disa prej krereve të Shtabit të UÇK-ës ,skena këto që të rikthenin në vitet e nëntëdhjeta të shekullit njëzete. Mosrespektimi i shtetësisë së Kosovës nga policia e EULEX dhe vënja e policisë sonë në pozita të palakmuëshme është e pafalëshme për klasën tonë politike. Trajtimi i padinjitetshëm i të akuzuarve dhe heshtja e një pjese të politikanëve tonë përballë kësaj situate  të jep me kuptu për krizën e madhe politike e juridike që ka mbërthy vendin tonë.

Prandaj,o sot o kurrë është obligim moral e atdhetar i gjithësecilit prej neshë ti ndalim akuzat ndaj atyre që luftuan për liri, ti ruhemi mallkimit të gjakut që u derdh për këtë vend. Ta lemë historinë ta thotë fjalën e saj se mjaft luftuam e punuam kundër vendit tonë. Është koha të mos hapim plagë në trupin tonë se dhe ashtu kemi shumë që ende kullojnë gjak.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …