Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të intervenojë shpejt në mënyrë që grupet e margjinalizuara të mos privohen nga të drejtat që iu takojnë. KMDLNj shpreh përmes këtij reagimi, brengen që këto grupe të margjinalizuara, me një paqëndrueshmëri të madhe ekonomike dhe thuaja të pamundësuar për një integrim social nuk furnizohen falas me mjete mbrojtëse kundër infektimit me COVID-19 dhe se nuk iu nënshtrohen testimit falas në kohë kur ata kanë nevojë. Në veçanti, KMDLNj thërret institucionet e Kosovës të ndalin proceset e përmbarimit për individë që nuk kanë asnjë mundësi t’i shlyejnë detyrimet e mëparshme.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …