Punëtorët e Telekomit kanë përfunduar protestën para Qeverisë së Kosovës. Pas kësaj punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë hyrë në grevë e cila do të mbahet në ndërtesën e Telekomit të Kosovës. Kjo pasi ata nuk kanë marrë një përgjigje konkrete se kur do të bëhet zhbllokimi i llogarive të kësaj ndërmarrje dhe kur punëtorët do t’i marrin pagat e tyre. Pas insistimit të protestuesve për tu takuar me përfaqësues të Qeverisë, para tyre doli ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi. Ai tha se janë duke bërë përpjekje që të gjejnë një zgjidhje për punëtorët e Telekomit të Kosovës. Por atij i është përgjigjur kryetari i Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj, i cili tha se nuk do të shkojnë në takime dhe se me to janë lodhur.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …