Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, e ka vlerësuar deklaratën e djeshme të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në raport me luftën e UÇK-së. Haradinaj thotë se reflektimi i Albin Kurtit duhet kuptuar drejt dhe se ajo është e vërteta e luftës së UÇK-së. “Reflektimi i tij në raport me luftën e UÇK-së, duhet kuptuar drejt, sado që dikujt nuk i pëlqen, mendoj se kjo është edhe e vërteta e luftës sonë për liri, pra UÇK ishte populli e populli ishte UÇK-ja. Haradinaj gjithashtu ka vlerësuar mediat të cilat, sipas tij po i japin hapësirë të shtuar sakrificës së popullit dhe krimeve serbe të kryera në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …