Dita Ndërkombëtare e Studentit përkujton 17 nëntorin e vitit 1939, kur forcat naziste ndërhynë në Universitetin e Pragës, pas demonstratave studentore kundër pushtimit të Çekosllovakisë dhe ekzekutuan pa gjyq të nëntë udhëheqësit e demonstratave studentore. Gjithashtu dërguan mbi 1.200 studentë në kampet e përqendrimit, mbyllën të gjitha universitetet dhe i shndërruan në kazerma ushtarake. Për shkak të kësaj ngjarje të pashembullt, 17 nëntori është shpallur Dita Ndërkombëtare e Studentëve. Kështu të njëjtin fat sikur të studentëve të Universitetit të Pragës e përjetuan edhe studentët e Universitetit të Prishtinës gjatë regjimit të atëhershëm të kasapit të Ballkanit Slobodan Millosheviqit, kur nga objektet e Universitetit u dëbuan studentët shqiptarë dhe u lanë brenda vetëm studentët serbë. Roli i studentëve kosovarë për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb padyshim ishte i madh.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …