Edi Rama

Edi Rama i kërkon Lulzim Bashës që të flasë për akuzat dhe pse të kërkohet që ai të jetë dëshmitarë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kërkoi, kryetarit të PD-së Lulëzim Bashës që të sqarojë publikun për pyetje “kush je ti në këtë mes” dhe “pse të kërkojnë ty dëshmitarë”. “Lulëzim e bërë atë parti si leckë për këpucët e tua! Dil fol vetë për akuzat që nuk t’i bëj unë, po dëshmitarë të masakrave e të betejave për liri në Kosovë, që as i njoh as i kam takuar kurrë! Sharjet e akuzat ndaj meje nuk janë as argumente, as shpjegime, po thjesht bishtnime!  Në këtë mes unë kam vetëm rolin që më takon: Të kërkoj t’i sqarosh publikut kush je ti në këtë mes dhe pse të kërkojnë ty dëshmitarët e nuk kërkojnë fjala vjen Stamo Dumon? Dhe lëri dokrrat me konspiracion parazgjedhore, se një kundërshtar si ti është një lule që s’këputet!” shkruan kryeministri Edi Rama. Së fundmi është sjellë në vëmendje dëshmia e Milaim Bellanicës i cili thotë se filmimet e bëra prej tij në masakrën e Krushës së Madhe ia ka dorëzuar Lulëzim Bashës.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …