Po bëhen gati dy muaj prej se hetuesit e Speciales dhe EULEX-it hynë në zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës në Prishtinë. Më 25 shtator, ata aty përveç bastisjes kryen edhe disa arrestime. Në pranga përfunduan dy krerët e kësaj organizate, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati. Ndonëse më 1 tetor, në seancën e parë në Speciale ishte paralajmëruar se do të ketë aktakuzë ndaj tyre brenda 30 ditësh, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende. Prokuroria e Specializuar me seli në Hagë po e vonon aktakuzën ndaj dy ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Prokurorja Speciale, Valeria Bolici, qysh në seancën e 1 tetorit, kishte thënë se ky organ hetues ka ndërmend që brenda një periudhe 30 ditore, aktakuzën ndaj dy të lartëpërmendurve ta dorëzojë në gjykatë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …