Shefi i grupit parlamentar Lugina e Bashkuar – SDA e Sanxhakut, Shaip Kamberi, ka thënë se Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vulin vazhdon ta përdor me krenari termin pezhorativ “šiptari” për shqiptarët. Përmes një postimi në rrjetin social, Kamberi ka thënë se kjo qasje e Vulin tregon se nuk e respekton vetë shtetin e Serbisë dhe ligjet e saj. Duke ia kujtuar Vulinit se të gjitha dokumentet zyrtare të Republikës së Serbisë emërtojnë shqiptarët si “Albanci”.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …