Policisa

Nga fillimi i pandemisë 752 policë janë infektuar me virusin korona, kurse aktualisht 167 janë të infektuar

Që nga shfaqja e rasteve të para të Covid-19 në Kosovë, të infektuar me të pati edhe brenda Policisë së Kosovës. Si pasojë e kësaj që nga muaji mars deri në këtë javë janë mbi 700 zyrtarë policore të cilët u infektuan me koronavirus. Tani për tani numrin i rasteve aktive të zyrtarëve policor të cilët janë prekur me Covid-19 është 167. Ndryshe deri me datën nëntë të këtij muaji, numri i përgjithshëm i zyrtarëve policorë të cilët u prekën me koronavirus arriti në 752. Si pasojë e infektimit me këtë virus shumë prej tyre u desh të izoloheshin, e në të dhënat e para pak ditëve u bë e ditur se ishin 195 punonjës të Policisë së Kosovës që qëndruan në vetizolim. Më së shumti policë të infektuar ka pasur në komunën e Prishtinës, nga ku edhe është numri më i lartë i rasteve të coronavrusit në nivel vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …