Rezyme
Nga shtjellimi i mësipërm mund të konstatojmë se në këndshikimin e politikës serbe Kosova në vazhdimësi konceptohej si një çështje që duhej zgjidhur në bazë të epërsisë ushtarake të saj me qëllim që të krijohej “lebensraum” krijimit për serbët vendorë dhe kolonët e ardhshëm. Në këtë funksion politika serbe e drejtuar nga Millosheviqi që nga fillimi i viteve të 90-a të shekullit XX kishte ndjekur politikën represive për largimin e shqiptarëve. Por, pikën kulmore e arriti me fushatën e spastrimit etnik në vitin 1998/99, që mbështetej planin e koduar “Patkoi”, i cili ishte i hartuar në rrjedhën e luftës, në fundvitin 1998, respektivisht para se komuniteti ndërkombëtar të shterte mundësitë politike për arritjen e një zgjidhje paqësore të çështjes së Kosovës. Mund të konstatohet se plani ‘Patkoi’, i përgatitur me kujdes nga shërbimet sekrete të Serbisë dhe kreut të atëhershëm të shtetit,Sllobodan Millosheviq, nuk do të mund të realizohej pa luftë dhe depërtimin masiv të shqiptarëve të Kosovës brenda dhe jashtë territorit të Kosovës. Si i tillë, ky plan kishte dy qëllime kryesore. I pari – shkatërrimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dhe i dyti, spastrimi i Kosovës nga shqiptarët etnikë dhe destabilizimi i Maqedonisë dhe Shqipërisë si dhe vënien e NATO-s para vështirësive për realizimin e objektivave të saj ushtarake në fushatën e saj ajrore.
Rasti i planit “Patkoi” e tregon edhe një herë, se krimi serb në Kosovë kishte një përgatitje të gjatë, madje mund të thuhet se gjenezën e tij duhet kërkuar në konceptin e Memorandumit të Akademisë Serbe dhe në platformën e politikës nacionaliste të Millosheviqit, e cila kulmoi në Kosovë me suprimim e dhunshëm të autonomisë në vitin 1989. Që atëherë bëhej thirrje për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve jashtë Kosovës. Për më tepër, Serbia gjithmonë e synonte Kosovën, por pa shqiptarë. Pra, spastrimi etnik ishte qëllimi i tij kryesor strategjik, prandaj bashkësia ndërkombëtare ndërhyri që ta pamundësonte realizimin e kësaj ideje raciste. Mirëpo, kjo fushatë e spastrimit etnik nuk sprapsi aleatët perëndimor nga objektivi i tyre përfundimtar dhe vetëm sa shtoi vendosmërinë e NATO-s për ta mundur regjimin e Milosheviqit. Prandaj, intervenimi ushtarak i Perëndimit në luftën e Kosovës, për të evituar një “Bosnjë të dytë,” pamundësoi realizimin e synimeve të planit “Patkoi” për ndryshimin e dhunshëm të strukturës etnike në Kosovë. Dhe ishte e qartë se çdo sjellje indiferente në emër të një lloj pacifizmi do të shpinte në varrezat e pamundshme masive. Në një artikull autorial, të publikuar në revistën prestigjioze “The Economist” me titull “Dy konceptet e sovranitetit” sekretari i atëhershëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, shkruante: “Për ta pamundësuar përsëritjen e tragjedive të këtilla në shekullin e ardhshëm është e domosdoshme që bashkësia ndërkombëtare të arrijë një konsensus, jo vetëm për parimin thelbësor, se duhet të ndërmerren masa kundër shkeljeve masive dhe sistematike të të drejtave të njeriut, pa marrë parasysh se ku ndodhin, por edhe në mënyrën e marrjes së vendimeve për atë, se cilat masa janë të domosdoshme dhe se ku dhe kur do të zbatohen.”190
Prandaj, ndërhyrja ushtarake e Perëndimit në luftën e Kosovës, që u motivua për t’i dhënë fund vrasjes dhe përndjekjes kolektive të një populli, shënon fillimin e një procesi progresiv të zhvillimit të së drejtës ndërkombëtare. Pikërisht rasti i Kosovës191 u bë shembull i legjitimit të ndërhyrjes ushtarake, madje qoftë edhe pa mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Pikërisht kjo e bëri të ligjshëm sulmin e NATO-s mbi Jugosllavinë e mbetur, qoftë edhe pa mandatin e OKB-së, dhe bëri të pamundur realizimin e të planit serb “Patkoi” përkatësisht pamundësoi realizimin e ëndrrës serbomadhe, zhbërjen e Kosovës historike, spastrimin e saj etnik dhe dëbimin e përhershëm të shqiptarëve nga Kosova.
Fushata serbe e pastrimit etnik në Kosovë e zbatuar sipas një strategjie të planifikuar mirë mori goditjen vendimtare me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s
Burimet dhe litaratura
1 Perritt, Henry H., Jr: Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Prishtinë, 2008, f. 252-253.
2 Autori është historian dhe ekspert i të drejtës ndërkombëtare dhe evropiane. Ka mbaruar studimet për histori dhe të drejtë ndërkombëtare dhe evropiane në Universitetin e Prishtinës, Vjenës dhe Grazi-it (Austri), Bremenit dhe Berlinit (Gjermania. Ukshini ka qenë ambasador i Kosovës në Tiranë 2016-2019.
3 Stoessinger, John G.: Përse kombet shkojnë në luftë. Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, Tiranë 2015, f. 176-184.
4 Tekstin e aktpadisë shih në: http://www.un.org/icty/ indictment/english/mil-ii990524e.htm.
5 Feldhoff, Mathias/ Steinhoff, Volker: Enthüllungen eines Insiders – Scharpings Propaganda im Kosovokrieg (Transkript des TV-Berichts). Panorama, Das Erste, 18. 5. 2000, http://www.webcitation.org/6Eo0dwf3u?url=http://daserste.ndr.de/panorama/archiv/2000/erste7422.html Bericht von:, archiviert vom Original am 2. März 2013.
6 Gust, Wolfgang: Der Völkermord an den Armeniern 1915/16. Dokumente aus dem Politischen Archiv des Auswärtigen Amts. Springe 2005,
7 Janjetović, Zoran: Die Donauschwaben in der Vojvodina und der Nationalsozialismus. f. 220 f. në Hausleitner, Mariana/ Roth, Harald (Hrsg.): Der Einfluss von Faschismus und Nationalsozialismus auf Minderheiten Ostmittel- und Südosteuropa, IKGS Verlag, München 2006, f. 219–235.
8 Fischer, Joschka: Die rot-grünen Jahre. Deutsche Außenpolitik – vom Kosovo bis zum 11. September, f.170.
9 Fischer, Joschka: Die rot-grünen Jahre. Deutsche Außenpolitik, f.184.
10 Spatrimi etnik. Dokumente historike mbi një ideologji serbe, f.19.
11 Spatrimi etnik. Dokumente historike mbi një ideologji serbe, f.21.
12 Çanak: Serbia po e verifikon kapitullimin në Kosovë, Koha Ditore, 29 prill 2013.
13 Memorandumi i Vasa Çubriloviqit me titull “Iseljavanje Arnauta” (Shpërngulja e shqiptarëve), një referat që Çubriloviqi kishte mbajtur në Klubin Kulturor Serb më 7 mars 1937 (dërguar qeverisë së M. Stojadinoviqit), ku propozonte dëbimin masiv të shqiptarëve nga trojet e tyre. Këto pikëpamje Çubriloviqi do t’i mbronte edhe pas përfundimit të luftës antifashiste, kur kishte përsëritur edhe një herë idenë e tij për spastrimin e territoreve jugosllave nga shqiptarët dhe nga pakicat e tjera në një referat të tijin që e kishte lexuar më 3 nëntor 1944 para udhëheqjes më të lartë shtetërore e partiake të Jugosllavisë komuniste. Shih: Cubrilovic, Vaso: The expulsion of the Albanians Memorandum (1937), tek Elsie, Robert: Gathering clouds: the roots of ethnic cleansing
in Kosovo and Macedonia. Early twentieth-century documents. Dukagjini, Peja 2002, fq. 46-58.
14 Spatrimi etnik. Dokumente historike mbi një ideologji serbe. (Mbledhur, përkthyer dhe komentuar nga Mirko Grmek, Marc Gjidara dhe Neven Šimac). “55”, Tiranë, 2002, f.158-169.
15 Qosja, Rexhep: Shpërngulja e shqiptarëve sipas programeve kombëtare serbe (Që nga Naçertania e Ilija Garashaninit (844) deri te ndarja e Kosovës sipas Dobrica Qosiqit (2004). Toena, 2005, f.109-116.
16 Bajrami, Hakif: Marrëveshja xhentelmene Tito Kyprili e vitit 1953. Radia Kosova, Prishtinë, 2016.
17 Vaso, Cubrilovic: The minority problem in the new Yugoslavia. Memorandum (1944), tek Elsie, Robert: Gathering clouds, fq. 68-76.
18 Në janar 1939, pas një vizite që ministri i punëve të jashtme të Italisë Gaeaco Çano (Gian Galeazzo Ciano) kishte bërë në Beograd dhe kishte pasur takim me kreun e qeverisë mbretërore Stojadinoviq (ku temë bisedimesh kishte qenë edhe çështja shqiptare), ky i fundit e kishte angazhuar Andriqin që të hartonte një përkujtesë zyrtare (Aide Memoire) lidhur me çështjen shqiptare, për nevoja të brendshme të qeverisë së punëve të jashtme. Andriqi e kishte kryer me zell të madh detyrën që i ishte dhënë dhe Aide Memoire kishte qenë gati më 30 janar 1939. Ky dokument ruhet në Arkivin e Serbisë, Fondi i Milan Stojadinoviqit. Për herë të parë e ka publikuar historiani kroat Bogdan Krizman më 1977 në «Časopis za suvremenu povijest» (Revistë e historisë bashkëkohore), më 1977, me titull “Elaborati i dr. Ivo Andriqit për Shqipërinë i vitit 1939”. Shih: Andric, Ivo: Draft on Albania (1939), tek Elsie, Robert: Gathering clouds, fq.60-67; Islami, Hivzi: Aspekti etnik i migrimeve. Shqiptarët në rrjedhën e shpërnguljeve të dhunshme.Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës. Prishtinë 2012, f.174-200; Qosja, Rexhep: Shpëngulja e shqiptarëve sipas programeve kombëtare serbe (Që nga Naçertania e Ilija Garashaninit (844) deri te ndarja e Kosovës sipas Dobrica Qosiqit (2004). Toena, 2005, f.135-170; Spatrimi etnik. Dokumente historike mbi një ideologji serbe, f.158-169.
19 Bokovoy, Melissa/Irvine, Jill, Lilly, Carol: State-Society Relations in Yugoslavia, 1945-1992. Scranton, Pennsylvania, USA: Palgrave Macmillan 1997.
20 Sipas idesë së Çubriloviqit pushteturatë nga Beogradi i trimëronin ata në Kosovë, posaçërisht policinë e fshehtë, që të nxitnin procesin e shpërnguljes për Turqi të shqiptarëve si “turq” për ka kombësia. Andaj vrullshëm filloi të “shtohej” numri i turqve në Kosovë. Në vitin 1953 numri i turqve në Kosovë u “shtua” në 100 mijë, ndërsa në Maqedoni u bënë 203 mijë. Piërisht atë vit filloi vala e fuqishme e shpërnguljes për Turqi e turqve të vërtetë dhe e shqiptarëve dhe myslimanëve nga Sanxhaku. Vlerësohet që nga viti 1945 deri më 1966 për në Turqi u shpërngulën 251 mijëra njerëz. Shih: Avdić, Ekrem/ Vllasi, Azem: Shtegu njëqindvjeçar i lirisë. Lufta antikolonialiste e shqiptarëve të Kosovës në vitet 1912-2012.Koha, Prishtinë, 2013. f.182..
21 Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (shpesh të referuara si Memorandumit SANU) është një projekt-dokument i prodhuar nga një komision 16-anëtarësh i përbërë nga anëtarët e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve 1985-1986, i kryesuar nga Kosta Mihailović . Në shtator 1986, fragmente të draftit u botuan nga gazeta “Vecernje Novosti”. Shih: Bokovoy, Melissa Katherine/ A. Irvine, Jill/ Lilly, Carol S.: State-society relations in Yugoslavia. fq.295; Hoxhaj, Enver: Politika Etnike dhe shtetndërtimi i Kosovës, Dukagjini, Pejë, 2008, f.83-136.
Për si program serbomadh Memorandumi i Çubriloviqit është vlerësuar nga Qosja, Rexhep: ‘The Albanian Problem and/in the SerbPolitical Programs During 1937–1944’. International Journal of Albanian Studies 1, 1997, fq. 21-38.
22 Batakovic, Dusan T.: Ilija Garasanin’s “Nacertanije” publikuar te: Balkanica, vol. XXV-1, Belgrade 1994, fq. 157-183
23 Shih: Bajrami, Hakif: Konventa Jugosllavo-Turke e v. 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve, Gjurmime albanologjike, nr. 12, Prishtinë, 1983.
24 Bajrami, Hakif: Marrëveshja xhentëlmene Tito- Kyprili e vitit 1953. Radio-Kosova e Lirë, Prishtinë, 2016.
25 Qosja, Rexhep: Shpërngulja e shqiptarëve, f.109-116.
26 Goldhagen, Daniel Jonah: Hitlers willige Vollstrecker. Ganz gewöhnliche Deutsche und der Holocaust. Aus dem Amerikanischen von Klaus Kochmann. Taschenbuchausgabe. Goldmann, München 2000.
27 Alvarez, Alex: Governments, Citizens and Genocide: A Comparative and Interdisciplinary Analysis. Bloomington, Indianapolis: Indiana University Press, 2001, fq. 86-108.
28 Të gjitha këto tekste të padisë mund t’i gjenden online nën: http://www.un.org/icty/ind-e.htm
29 “Spastrimi etnik“ ishte strategji e asgjësimit etnik e largimit të pjesëtarëve të një grupi etnik në një rajon tjetër gjeografik, që u zbatua shpesh nga fundi i shekullit njëzet dhe fillimi i shekullit njëzet e një. Forma më brutale e spastrimit etnik thjesht eliminon pjesëtarët e grupit etnik që mbështesin – apo ka gjasa të mbështesin – një kryengritje. Kjo formë më e butë e spastrimit etnik ishte përdorur në tërë Bosnjën, edhe pse ka pasur forma më brutale të përdorura në tërë Bosnjën. Në Kosovë ajo që filloi si përpjekje e policisë së rregullt dhe asaj sekrete për asgjësimin e pjesëtarëve të UÇK-së eskaloi në një fushatë masive të spastrimit etnik, që ia kaloi asaj që u përjetua në Bosnjë. Shih. Perrit Jr, Henrry P.: Ushtria Çlirimtare e Kosovës, fq.81-82.
30 Hoxhaj, Enver dhe Müller, Stephan. 2000. ‘”Ethnische Säuberungen” in Bosnien-Herzegowina und Kosova: Ein Vergleich’, in Henriette Riegler (ed.) Der Kosovokonflikt: Bestandsaufnahmen und Lösungsszenarien, Wien: Österreichisches Institut für Internationale Politik, 18-28.
31 Human Rights Watch: Under Orders: War Crimes in Kosovo. New York, 2001.
32 Fondi për të Drejtën Humanitare dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë në Librin “Kujtimi i Kosovës” do të ka prezantuar numrin e të vrarët dhe të zhdukurit që nga 1 janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000. Prezantimi është bërë me të dhëna të reja të bazës të cilën e ka bërë ekipi i ekspertëve ndërkombëtar për analiza kuantitative dhe statistikore të humbjeve njerëzore në konfliktet e armatosura. Sipas fakteve që janë prezantuar kanë vdekur ose janë zhdukur e të cilat janë dokumentuar për 13.535 njerëz gjatë kësaj periudhe, janë 10 mijë e 812 shqiptarë, 2197 serbë dhe 5526 romë, boshnjakë, malazez dhe jo shqiptarë. Sipas FDH dhe FDHK, në bazë të 4.838 dokumenteve (1), midis të cilave 2.136 deklarata të dëshmitarëve/anëtarëve të familjes, është vërtetuar se në lidhje me luftën në vitin 1998 jetën e kanë humbur ose janë zhdukur 2.156 njerëz, prej të cilëve 1.804 shqiptarë, 289 serbë dhe 63 romë dhe të tjerë. Shih: “Ja numri i të vrarëve në Kosovë për dy vjet”, Zëri, 02 Shkurt 2015. Lidhur me këtë temë shih edhe: Krimet e luftës në Kosovë 1998-1999. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, Prishtinë, 2010, f.75-101.
33 Kjo shifër ka hyrë në diskursin kosovar në bazë të një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSh), i publikuar në janar 2000, ku jepet një llogaritje e përafërt e rasteve të menduara të përdhunimit në bazë të të dhënave të ofruara nga OJQ-të vendore. Raporti gjendet këtu dhe thotë, “Organizatat vendore llogarisin se përafërsisht 10,000 deri në 20,000 gra janë përdhunuar midis shkurtit 1998 dhe qershorit 1999.” Shih: Marku, Hana/Limani, Laura: “Problemi i Peticionit për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës”, 21.07.2014, http://kallxo.com/gjnk/problemi-i-peticionit-per-grate-e-dhunuara-gjate-luftes/
34 Sipas të dhënave ndërkombëtare, nga Kosova deri më 9 qershor ishin dëbuar 862,979 shqiptarë: 69,700 në Mal të Zi, 21,700 në Bosnjë-Hercegovinë, 247,400 në ish-republikën Jugosllave të Maqedonisë, 444,200 në Shqipëri. Shih: UNHCR, Gjenevë, 15 tetor 1999; Martines, Josef: Çka ka ndodhur në Kosovë? 1998-1999, një dokumentim. Prishtinë 2013, f.373.
35 “Serbia t’i kompensojë dëmet e luftës në Kosovë”, KosovaTimes, 29.8. 2012, http://www.kosovatimes.net/?page=1,17,13244.
36 Perritt, Henry H., Jr.: Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Prishtinë, 2008, f. 252-253.
37 Stoessinger, John G.: Përse kombet shkojnë në luftë, f.181.
38 Fischer, Joschka: Die rot-grünen Jahre, f.171
39 Ratomir Taniq, negociatori “diskret”: „Ja sa shqiptarë do të duhej t’i kishte Kosova – sipas Millosheviqit!“, Telegrafi, 6.02.2016. Telegrafi sjell intervistën e dhënë për mediet e pavarura serbe më 2002, të Ratomir Taniqit – anëtar i ekipit të Qeverisë së Serbisë (nga fundi i vitit 1994 e deri në mesin e vitit 1997), pjesëmarrës në negociatat “sekrete” me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës. Taniq asokohe ishte këshilltar i kryetarit të Nova Demokratija (Demokracia e Re), partner i koalicionit me socialistët në pushtet. Kjo është dëshmia e parë e një pjesëmarrësi të këtyre negociatave shqiptaro-serbe.
40 Perritt, Henry H., Jr.: Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Prishtinë, 2008, fq. 252-253.
41 Stoessinger, John G.: Përse kombet shkojnë në luftë, f.176.
42 P.sh. Në rajonin e qytetit të Pejës (Kosovë) operonte grupi kriminal “Crna Ruka”. Ky grup ka likuiduar qytetarë dhe intelektual, me qëllim të ndjelljes e frikës dhe panikut në mesin e popullatës shqiptare të Kosovës. Pjesëtarët e këtij grupi të maskuar vranë emra të njohur publik në Pejë. Shih dëshminë e Edison Zatriqit në Hagë në procesin kundër Millutinoviqit. International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia, 27. 04. 2009, Milutinovic case, http://www.icty.org/x/cases/djordjevic/trans/en/090427IT.htm
43 Cituar sipas, Stoessinger, John G.: Përse kombet shkojnë në luftë, f.179.
44 Nën urdhra: Krimet e Luftës në Kosove, Human,Rights Watch October 2001, f.9 https://www.hrw.org/sites/default/files/reports/Under_Orders_Al_Combined.pdf,.
45 „Eine Vision für den Balkan“ Ein Zeit-Gespräch mit Tony Blair über die Nato-Strategie und die Zeit nach dem Krieg“, Die Zeit, 12 Mai 1999; Ukshini, Sylë: Lufta e Kosovës, f. 138.
46 Fischer, Joschka: Die rot-grünen Jahre, f.181.
47 „ Zur Not auch Bodentruppen. Ein Zeit-Gespräch mit Daniel Cohn-Bendit“, Die Zeit, 20. 5. 1999; Ukshini, Sylë: Lufta e Kosovës, f. 150.
48 Emisari Amerikan Richard Holbruk thotë: ”In the spring of 1998–I cannot remember if it came up explicitly at that time–but it was always in the air. By the time the Serb security forces launched their pillaging and rampaging in the summer of 1998, it was absolutely clear to Secretary Albright and myself that it had to be on the table”. Shih. Richard Holbrooke interview”. Frontline. PBS. Retrieved 4 July 2012, http://www.pbs.org/wgbh/pages/frontline/shows/kosovo/interviews/holbrooke.html
49 Fischer, Joschka: Die rot-grünen Jahre, f.184: Malcol, Noel: Kosova. Një histori e shkurtër, Prishtinë/Tiranë, 2001, f.267.
50 Fischer, Joschka: Die rot-grünen Jahre, f.184
51 Martines, Josef: Çka ka ndodhur në Kosovë?, f.28.
52 Martines, Josef: Çka ka ndodhur në Kosovë?, f.29.
53 Cituar sipas Martines, Josef: Çka ka ndodhur në Kosovë?, f. 29; Martinsen, Josef: Puset e vdekjes. Prishtinë, 2006.
54 Sell, Luis: “Fakte të reja për Kosovën e viteve 1991-1992 (2), Zëri, 28 janar 2003, f. 7.
55 Në procesin kundër shefit të njësive policore serbe, Vllastimir Gjorgjeviq (nga 1 qershori 1997 deri më 30 janar 2001, ndihmësi i ministrit të Ministrisë të Punëve të Brendshme(MUP) dhe Shef i Departamentit të Sigurimit Publik (RJB) të MPB-së; përgjegjës për të gjitha njësitë dhe personelin e sigurimit publik në Serbi, duke përfshirë edhe Kosovën nga 1 janari deri me 20 qershorit 1999), të cilin me 23. 2. 2011 Tribunali për Krime të luftës në Hagë e dënoi me 18 vite burg me akuzën: “Depërtim, akte të tjera çnjerëzore (transferim i dhunshëm), vrasje, përndjekje mbi politike, racore dhe baza fetare (krime kundër njerëzimit) dhe Vrasje (shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës)“. Gjykata vlerësoi se veprat penale të ngarkuara u zhvillua në kontekstin e një konflikti të armatosur në e cila ka pasur një sulm të gjerë dhe sistematik kundër popullatës civile shqiptare të Kosovës dhe se ngjarje të tilla pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s me 24 mars 1999 kanë ndodhur në shumë qytete, fshatra dhe vende të tjera anembanë Kosovës. Më tej gjykata theksoi: “By way of typical example: In the early morning hours, VJ and MUP forces would approach a village, town or other location. The VJ, using tanks, armoured vehicles and other heavy weapons, would shell the residential area causing the Kosovo Albanian population to flee from their homes. Serbian forces, in most cases police, would then enter the area on foot, typically setting houses on fire and looting valuables. Many residents and displaced persons, who witnessed heavy property destruction and damage, as well as killings, by Serbian forces, by their own decision left their town, village or city in large numbers out of fear for their lives and welfare. Serbian forces coordinated the process by directing the mass movements of Kosovo /Albanian residents away from their towns and villages, often organising road or rail transport, and in most cases ensuring that the people reached and crossed the border mostly into Albania or the former Yugoslav Republic of Macedonia. Massive columns or convoys of Kosovo Albanians moving to Albania or to Macedonia formed throughout Kosovo, and eventually crossed the border out of Kosovo.” Përmbledhje e gjykimit kundër Vllastimir Gjorgjeviqit: http://www.icty.org/x/cases/djordjevic/cis/en/cis_djordjevic_en.pdf
56 Tončić, Bojan: Etničko čišćenje Albanaca i druga zlodela, e-Novine, 22.01.2014, http://www.e-novine.com/mobile/srbija/srbija-tema/97606-Etniko-ienje-Albanaca-druga-zlodela.html; Stravični detalji Nekadašnji “Šakal” opisivao istrebljenje stanovnika kosovskih sela 1999. Godine, Blic, 24. 11. 2015, http://www.blic.rs/vesti/hronika/stravicni-detalji-nekadasnji-sakal-opisivao-istrebljenje-stanovnika-kosovskih-sela/s4by14e
57 Nën pushtetin e urdhrave, Krimet e luftës në Kosovë. Copyright © tetor 2002 by Human Rights Watch, f.9, https://www.hrw.org/sites/default/files/reports/Under_Orders_Al_Combined.pdf. dhe “Lista e kriminelëve të luftës në Kosovë”, Bota Sot, 29.07.2013.
58 Pesëmbëdhjetë vjet pas kryerjes së krimit makabër në kafenenë “Panda” në Pejë, zyrtarët e lartë të Serbisë filluan ta pranojnë publikisht autorësinë e këtij krimi. Në dhjetor 2015, zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se ka informacione se kjo varsje nuk ishte kryer nga shqiptarët, ashtu siç ishte pretenduar në atë kohë, në emër të cilave pretendime edhe ishin kryer krime ndaj shqiptarëve në Kosovë. Shih: “Porodice traže da Vučić otkrije ko je ubio mladiće u Peći”, N1, 14.0.2015, http://rs.n1info.com/a60477/Vesti/Roditelji-traze-istinu-o-mladicima-ubijenim-u-Peci.html
59 “Gjenerali britanik për të dytën ditë me radhë vazhdonte dëshminë në Hagë”, Koha ditore, 13 prill 2013.
60 Sundhaussen, Holm: Jugoslawien und seine Nachfolgestaaten 1943-2011. Eine ungewöhnliche Geschichte des Gewöhnlichen. Köln, Weimar, Wien: Böhlau, 2012.fq. 376;
61 ZDF , Ditët e Maincit në kritikën televizive (bisedë me Rudolf Scharping), 16.5. 2000.
62 Intervistë me Daniel Johan Goldhagen, Frankfurter Rundschau, 20.4.1999.
63 Stoessinger, Hohn G: Përse kombet shkojnë në luftë, f.178.
64 Intervistë me shkrimtarin amerikan John Irving, Die Tageszeitung, 21.4. 1999.
65 ZDF , Ditët e Maincit në kritikën televizive (bisedë me Rudolf Scharping), 16.5. 2000.
66 Po aty.
67 ”Human Rights Watch”, 2001.
68 Rüb, Matthias: Kosovo.Ursachen und Folgen eines Krieges in Europa.München 1999.f.117.
69 Tončić, Bojan “Pravili su lampe od albanskih lobanja”, e-novine.com, 9.11. 2013.
70 Ivan Pajiq dhe babai i tij Drago Pajiq pretendojnë se dinë për misterin që ka mbajtur peng dhjetëra familje kosovare dhe që do të zbulojnë një nga krimet më monstruoze me përmasa gjenocidi. Shih:
Ahmeti, Arbër/Rama, Fidan: “Serbia fsheh djegien e trupave të shqiptarëve”, Tribuna, 25qershor 2013.
71 Ahmeti, Arbër/Rama, Fidan: “Serbia fsheh djegien e trupave të shqiptarëve”, Tribuna, 25qershor 2013.
72 “Ambasada britanike: Të zhdukurit në Kosovë besohet se janë djegur në termocentrale dhe miniera” Gazeta Express, 19 mars 2016; http://m.gazetaexpress.com/lajme/ambasada-britanike-te-zhdukurit-ne-kosove-besohet-se-jane-djegur-ne-termocentrale-dhe-miniera-178912/
73 Rama, Fidan: “Serbia t’i jape të dhënat për djegien e trupave të shqiptarëve!” Tribuna, 26 qershor 2013.
74 Tončić, Bojan: “Ubijali su decu, žene, starce, čobane, ovce” e-Novine , 12.11.2013, http://www.e-novine.com/srbija/srbija-tema/93649-Ubijali-decu-ene-starce-obane-ovce.htm
75 Scharping, Rudolf: Wir dürfen nicht wegsehen, fq. 229-232
76 Kosovo / Kosova As Seen, As Told. An analysis of the human rights findings of the OSCE Kosovo Verification Mission October 1998 to June 1999 . OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights 1999 f.30, http://www.osce.org/odihr/17772?download=true
77 Sundhaussen, Holm: Jugoslawien und seine Nachfolgestaaten 1943-2011, f. 376-377
78 Scharping, Rudolf: Wir dürfen nicht wegsehen, f.109.
79 Nën urdhëra: Krimet e Luftës në Kosovë, Human,Rights Watch October 2001, f.4, https://www.hrw.org/sites/default/files/reports/Under_Orders_Al_Combined.pdf,
80 „Bilanci i krimeve serbe në Kosovë, Koha net, 24 mars 2015, http://koha.net/?id=&l=49980.
81 Scharping, Rudolf: Wir dürfen nicht wegsehen, f.109.
82 Jaeger, Susanne/ Mattenschlager, Andreas/ Meder Gerhard: Dokumentation der Datenbasis der Bosnien-Studie im „Journalism in the New World Order“ Projekt, f.1-9, https://kops.uni-konstanz.de/bitstream/handle/123456789/10544/331_1.pdf?sequence=1 (qasja e fundit 26.04. 2016).
83Clark, David (16 April 2009). “Kosovo was a just war, not an imperialist dress rehearsal”. The Guardian (London).
84 Blair, Tony (23 March 1999). “Blair: ‘We must act – to save thousands of innocent men, women and children'”. The Guardian (London)
85 The Kosovo Report. U Michigan.
86 Mellon, James G. (Winter 2001). “Review Essays: Ethics, Diplomacy and Intervention in Kosovo”. Journal of Conflict Studies XXI (2).
87 Hitchens, Christopher (Aug 18, 2008). “South Ossetia Isn’t Kosovo, http://www.slate.com/articles/news_and_politics/fighting_words/2008/08/south_ossetia_isnt_kosovo.html
88 Fischer, Joschka: f.116-117.
89 Meyer, Berthold / Schlotter, Peter: Die Kosovo-Kriege 19198/99. Die internationale Intervention und ihre Folgen. Hessische Stiftung Friedens und Konfliktforschung. Frankfurt 2000, f.33.
90 Habermas, Jürgen: Bestialität und Humanität. Ein Krieg an der Grenze zwischen Recht und Moral, Die Zeit, Nr. 18, 29. 4.1999, f. 1
91 Fischer, Joschka: Die rot-günen Jahren, f.163.
92 Fischer, Joschka: Die rot-günen Jahren f. 170
93 Fischer, Joschka: Die rot-günen Jahren fq.167.
94 Kadare, Ismail: Ra ky mort e u pamë. Ditar për Kosovën, artikuj, letra. Tiranë 2000, f. 219-220; Ukshini, Sylë: Kosova dhe Perëndimi, f. 252.
95 Numri i të zhvendosurve përbrenda Kosovës deri në shkurt të 1999 arrinte shifrën 210.000: Shih: Martines, Josef: Çka ka ndodhur në Kosovë?, f.372.
96 Kadare, Ismail: Ra ky mort e u pamë, f.202.
97 Der Kosovo-Krieg 1999 – ein Abriss, http://www.spindoktor.de/kosovo_diss.pdf, f.32.
98 Feichtinger, Walter: Die militärische und operaive Entwicklung im Konfliktverlauf, te reiter, Erich: Der Krieg um das Kosovo., Mainz 2000, f.93-136, këtu f.111.
99 Gustenau, Gustav (Hsg.): Humanitäre militäre Intervention zwischen Legalität und Legitimität, Baden-Baden 2000, f.82.
100 Scharping, Rudolf: Wir dürfen nicht wegsehen, f.107.
101 Joetze, Günther: Der letzte Krieg in Europa, f.127.
102 Fischer, Joschka: Die rot-grünen Jahre, f.184-185.
103 Fischer, Joschka: Die rot-grünen Jahre, f.170.
104 Fischer, Joschka: Die rot-grünen Jahre, f.184.
105 Loquai, Heinz: Der Kosovo-Konflikt – Wege in einen vermeidbaren Krieg – Die Zeit von Ende November 1997 bis März 1999, Baden-Baden 2000, f.138.
106 „Ich habe nicht nur gelernz: Nie wieder Auschwitz“, Die Zeit Online, 24.01. 2005.
107 Fischer, Joschka: Die rot-günen Jahren, fq, f.185.
108 “Es begann mit einer Lüge” – Doku über NATO-Einsatz in Jugoslawien, ARD 2001, https://wissenschaft3000.wordpress.com/2012/06/22/kosovo-ard-2001-es-begann-mit-einer-luge-nato-kriegsverbrechen/
109 Scharping, Rudolf: Wir dürfen nicht wegsehen- Der Kosovo-Krieg und Europa, Berlin 1999, f. 92; Loqui, Heinz: Der Kosovo-Konflikt – Wege in einen vermeidbaren Krieg – Die Zeit von Ende November 1997 bis März 1999, Nomos Verlagsgesellschaft, Baden-Baden 2000,f. 138.
110 “Plani Patkoi” është zbuluar nga Ushtria e Bullgarisë”, Telegrafi, 9.01.2012.
111 “Plani Patkoi” është zbuluar nga Ushtria e Bullgarisë”, Telegrafi, 9.01.2012..
112 “Plani Patkoi” është zbuluar nga Ushtria e Bullgarisë”, Telegrafi, 9.01.2012..
113 Förster, Andreas: “Hufeisen”-Pläne stammen aus Wien, Berliner Zeitung, 28.04.1999> http://www.berliner-zeitung.de/archiv/oesterreichischer-militaer-geheimdienst-soll-planungen-der-serben-beschafft-haben–hufeisen–plaene-stammen-aus-wien,10810590,9632022.html; Der Spiegel, 19.4.1999.
114 Förster, Andreas: “Hufeisen”-Pläne stammen aus Wien, Berliner Zeitung, 28.04.1999; “Scharpings Aktion Hufeisen,” 1.04 .2000.
115 “Sekretet e Millosheviçit, CIA nuk e quante armik deri në 1998”, Panorama, 13.7. 2012.
116 “ Times “ 8 prill 1999.
117 “U.S.News “ , 12 prill 1999.
118 “Plani Patkoi” është zbuluar nga Ushtria e Bullgarisë”, Telegrafi, 9.01.2012.
119 Die Woche, 24. 4. 2000; Hufeisen”-Pläne stammen aus Wien, Berliner Zeitung, 28.04.1999> http://www.berliner-zeitung.de/archiv/oesterreichischer-militaer-geheimdienst-soll-planungen-der-serben-beschafft-haben–hufeisen–plaene-stammen-aus-wien,10810590,9632022.html.
120 Joetze, Günther: Der letzte Krieg in Europa-Das Kosovo und deutsche politik, München,
2001, f.126-127.
121 Joetze, Günther: Der letzte Krieg in Europa, 127..
122 Rudolf Scharping, BBC-1, Panorama – War Room, am 19. 4l 1999, BBC-Transcript.
123 ZDF , Ditët e Maincit në kritikën televizive (bisedë me Rudolf Scharping), 16.5. 2000 Scharping, Rudolf: Wir dürfen nicht wegsehen. Der Kosovo Krieg und Europa, Berlin 1999., f. Te 8 prill .
124 “Ratomir Taniq, negociatori “diskret”: Ja sa shqiptarë do të duhej t’i kishte Kosova – sipas Milosheviqit!”, Telegrafi, 6.02.2016
125 Follath, Erich: „Der etwas andere Krieg, Kosovo (II)“, Der Spiegel 2/2000, fq. 139.
126 Ukshini, Sylë: Refleksione historiografike, fq.127-137.
127 “Und den Hufeisenplan gab es doch”, Spiegel online, 05.04.2000> http://www.spiegel.de/politik/deutschland/0,1518,71972,00.html.
128 “Und den Hufeisenplan gab es doch”, Spiegel online, 05.04.2000> http://www.spiegel.de/politik/deutschland/0,1518,71972,00.html.
129 Hutsch, Fran-Josef: „Hefeisenplan-das Kriegsrätsel“, Hamburger Abendblatt“, 21.3.2000.
130 “Scharpings Sturheit”, Welt online, 03.04.2000>http://www.welt.de/print-welt/article510103/Scharpings_Sturheit.html.
131 Sundhaussen, Holm: Jugoslawien und seine Nachfolgestaaten 1943-2011, fq. 376-377.
132 Fischer, Joschka: Die rot-günen Jahren, f.180.
133 Günther Joetze: Der letzte Krieg in Europa, f. 128.
134 Në gazetën austriake „Profil“, Nr. 15 të 10 prillit 2000u pasqyrua dosja e Shërbimit Inteligjent Ushtarak austriak, sipas të cilit realizimi i këtij plani kishte filluar të zbatohej më 14 janar 1999. Në këtë dosje u pasqyruan në detaje fazat e veçanta të planit „Patkoi“.
135 Bundesministerium der Verteidigung, Der Bundesminister, Der Kosovo-Konflikt, Bonn 1999.
136 Fischer, Joschka: Die rot-günen Jahren, f.171.
13727 maj 1999 Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës në Hagë ngriti kundër udhëheqësit serb dhe katë bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë padi për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Ishte hera e parë që nga gjyqet e Nürembergut dhe Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore që një kryetar shteti po jepte llogari individualisht për veprimet e tij. Stoessinger, Hohn G: Përse kombet shkojnë në luftë, f.190.
138 Stoessinger, Hohn G: Përse kombet shkojnë në luftë, f.184.
139 Ahmeti, Arbër/Rama, Fidan: “Gjermanët kishin të drejtë për “Patkoin”e Serbisë”, Tribuna, 27 qershor 2013.
140 Ahmeti, Arbër/Rama, Fidan: “Gjermanët kishin të drejtë për “Patkoin”e Serbisë”, Tribuna, 27 qershor 2013.
141 Scharping, Rudolf: Wir dürfen nicht wegsehen, f.107-106; “Hufeisen”-Pläne stammen aus Wien, Berliner Zeitung, 28.04.1999> http://www.berliner-zeitung.de/archiv/oesterreichischer-militaer-geheimdienst-soll-planungen-der-serben-beschafft-haben–hufeisen–plaene-stammen-aus-ëien,10810590,9632022.html
142 Deutscher Bundestag – 14. Wahlperiode – 32. Sitzung. Bonn, Donnerstag, den 15. April 1999, f.2620: http://dip21.bundestag.de/dip21/btp/14/026/14032026.27 und http://dip21.bundestag.de/dip21/btp/14/026/14032026.28.
143 Deutscher Bundestag – 14. Wahlperiode – 32. Sitzung. Bonn, Donnerstag, den 15. April 1999, f. 2628.
144 Deutscher Bundestag – 14. Wahlperiode – 32. Sitzung. Bonn, Donnerstag, den 15. April 1999, f. 2634.
145 “Fussball mit den Köpfen der Opfer,”, Berliner Kurir, 17.04.1999.
146 “Fussball mit den Köpfen der Opfer,”Berliner Kurir, 17.04.1999.
147 Scharping, Rudolf: Wir dürfen nich wegsehen, fq. 101-102
148 „Kosovo-Krieg vor zwei Jahren: Begann alles mit einer Lüge? – Zum Streit um die Informationspolitik der Bundesregierung; http://nachtwei.de/index.php?module=articles&func=display&catid=83&aid=277.
149 Deputeti i PDS-sit, Gregor Gysi më 15 prill 1999 në Bundestagun gjerman e mohoi ekzistencën e një plani të tillë duke pretenduar se titulli i këtij plani është shkruar në kroatisht dhe jo në gjuhën serbe.
150 Deutscher Bundestag -14. Wahlperiode – 97. Sitzung. Berlin, Mittwoch, den 5. April 2000
151 Baum, Barbara/ Heine, Roland: “Streit über Racak und Hefeisenplan,“ 6.4.2000.
152 Baum, Barbara/ Heine, Roland: “Streit über Racak und Hefeisenplan,“ 6.4.2000.
153 Rudolf Scharping, Bundesminister der Verteidigung, Deutscher Bundestag -14. Wahlperiode – 97. Sitzung. Berlin, Mittwoch, den 5. April 2000, f. 8995.
154 Rudolf Scharping, Bundesminister der Verteidigung, Deutscher Bundestag -14. Wahlperiode – 97. Sitzung. Berlin, Mittwoch, den 5. April 2000, f. 8995.
155 Gernot Erler (SPD): Deutscher Bundestag -14. Wahlperiode – 97. Sitzung. Berlin, Mittwoch, den 5. April 2000, f.9015
156 Christian Schmidt, Deutscher Bundestag -14. Wahlperiode – 97. Sitzung. Berlin, Mittwoch, den 5. April 2000.
157 Annelie Buntenbach (BÜNDNIS 90/DIE GRÜ- NEN): Deutscher Bundestag -14. Wahlperiode – 97. Sitzung. Berlin, Mittwoch, den 5. April 2000.
158 Angelika Beer (BÜNDNIS 90/DIE GRÜNEN), Deutscher Bundestag -14. Wahlperiode – 97. Sitzung. Berlin, Mittwoch, den 5. April 2000
159 Gjermani gjerman Hanz Loquai shumë vite kishte punuar për OSBE-në në Vjenë, lidhur me çështjen e kontrollit për armatim në Bosnjë-Hercegovinë, ka qenë edhe këshilltar ushtarak në Shtabin e OSBE-së për krijimin e masave të mirëbesimit dhe me këtë edhe përgjegjës për vëzhguesit e paarmatosur, të cilët duhej të mbikëqyrnin armëpushimin të tetorit të vitit 1998 midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe forcave qeveritare serbe. Ky gjeneral i vinet në dyshim ekzsitencën e planit “Patkoi”.> “Hufeisen-Plan gab es nicht”. General bezweifelt Existenz des serbischen Kriegskonzepts . Frankfurter Rundschau 22.03.2000; “Mangelnde Beweise,” Zeit Online>http://www.zeit.de/2000/14/Mangelnde_Beweise
160 Loquai, Heinz: Scharpings Plan-Spiel, Konkret, 05/2000; Mangelnde Beweise, Zeit online,
161 „Es begann mit einer Lüge .Wie die Nato im Krieg um Kosovo Tatsachen verfälschte und Fakten erfand“; http://www.ag-friedensforschung.de/themen/NATO-Krieg/ard-sendung.html
162 Rüb, Matthias: Ein Fall von Bulldozer-Journalismus. Was der WDR-Film “Es begann mit einer Lüge” über das Kosovo verschweigt, FAZ, 1. März 2001, f. 51.
163 „Schöngeredete Apartheid“, Der Spiegel, 11/2001, 12. März 2001, f. 157–159,
164 Sundhaussen, Holm: Jugoslawien und seine Nachfolgestaaten 1943-2011, fq. 376.
165 “Smith: “Milosheviqi është një kriminel lufte, i cili duhet të gjykohet në Hagë”, Koha Ditore, 14.12. 1998.
166 Weller, Marc: Contested Statehood: Kosovo’s Struggle for Independence. Oxford: Oxford University Press, 2009, f. 167.
167 Prosecutor’s Statement, 10 March 1998, te Weller, Marc: Crisis in Kosovo, 243 dhe Weller, Marc: Contensted Statehood, f. 169.
168 Statement by the Prosecutor, 4 November 1998, te Weller, Marc: Crisis im Kosovo, f.246.
169 Resolution 1199 (1998), 23 September 1998, S/RES/11999 (1998).
170 Resolution 1207 (1998), 17 November 1998,S/RES/1207 (1998).
171 Letter by ICTY President to President of the Security Council, 16 March 1999, http://www.icty.org/en/press/president-mcdonald-reports-continued-non-cooperation-federal-republic-yugoslavia-security
172 Weller, Marc: Contensted Statehood, f. 170.
173 Sllobodan Milosheviq, kryetar i Jugosllavisë së mbetur, Milan Milutinoviq, kryetar i Serbisë, Nikola Shainoviq, zëvendëskryeministër i Jugosllavisë së mbetur, Gjeneralkolonel Dragoljub Ojdaniç,shef i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura, dhe Vlajko Stohiljkovic, ministër i Brendshëm i Serbisë.
174 Ahmeti, Arbër/Rama, Fidan: “Serbia fshehu gjenocidin”, 26 qershor 2013.
Tribuna, 25qershor 2013.
175 Scharping, Rudolf: Wir dürfen nicht wegsehen,f.126.
176 “Serbët rrëfejnë për masakrat në Kosovë”, Shenja, 30.11. 2013, http://shenja.mk/index.php/lajme/kosova/6365-serbet-rrefejne-per-masakrat-ne-kosove.html
177 Stoessinger, Hohn G: Përse kombet shkojnë në luftë, f.184.
178 “Mord, deportation, Vetreibung”, Der Spiegel, 22/1999, f.174.
179 Ahmeti, Arbër/Rama, Fidan: “Gjermanët kishin të drejtë për “Patkoin”e Serbisë,” Tribuna, 27 qershor 2013.
180 Ahmeti, Arbër/Rama, Fidan: “Gjermanët kishin të drejtë për “Patkoin”e Serbisë,” Tribuna, 27 qershor 2013.
181 Gashi, Sanije: Histori të tmerrit 1998-1999. Dosje krimesh të luftës, rrëfime të grave. Prishtinë, 2009, f.41-47..
182 Masakra e Reçakut krim kundër njerëzimit. Shtime 2004: Ukshini, Sylë: Refleksione historiografike, f.60-62.
183 Gashi, Sanije: Histori të tmerrit 1998-1999, f.151-161.
184 “8 masakrat e luftës së Kosovës që përlotën miliona njerëz”, Bota Sot, 2.07.2015.
185 “Masakra e Qyshkut, një ndër krimet më barbare të Serbisë në Kosovë”, Lajmi.net, 14 maj 2015.
– See more at: http://lajmi.net/masakra-e-qyshkut-nje-nder-krimet-me-barbare-te-serbise-ne-kosove/#sthash.HPYiUrrn.dpuf
186 “Masakra e Dubravës, si në filma horror” Klan Kosova, 24 maj 2015.
187 „Bilanci i krimeve serbe në Kosovë, Koha net, 24 mars 2015, http://koha.net/?id=&l=49980; Kadare, Ismail: Mbi krimin në Ballkan. Letërkëmbim i zymtë. Onufri, Tiranë 2011.
188 Ahmeti, Arbër/Rama, Fidan: “Gjermanët kishin të drejtë për “Patkoin”e Serbisë”, Tribuna, 27 qershor 2013.
189 Ahmeti, Arbër/Rama, Fidan: “Gjermanët kishin të drejtë për “Patkoin”e Serbisë”, Tribuna, 27 qershor 2013.
190 “The Economist’, 18.09. 1999; The Responsibility to protect . UN World Summit 2005/A/RES/1
“ the thief have to bring back stolen wallet to the owner…. , “If the dictatorial leadership in any country behaves like Milosevic behaved vis-à-vis Albanians in Kosovo, They lose the right to control them any more”, MaRti Ahtisaari Intervista ne CNN me rastin e marrjes se cmimit Nobel – https://www.youtube.com/ëatch?v=z61yrrRoOmë: Ukshini, Sylë: Lufta për Kosovën, fq. 11-12.
191 Pentagoni: Kosova, më e vështirë se Iraku- Dërgimi i tankeve 70-tonësh në Kosovë kërkonte shumë muaj. Iraku, kujton një zyrtar i Pentagonit, ishte një teatër ideal operacionesh, pothuajse një terren për manovra ku futeshin me lehtësi gjysmë milionë ushtarë të mbështetur nga pajisje të rënda ushtarake. Ekzistonte një infrastrukturë, porte. Asgjë e tillë nuk ekzistonte në Kosovë. Të dërgoje 40 000 njerëz me gjithë materialin e tyre në terren, do të thoshte që 20 000 do të instaloheshin në Shqipëri dhe të tjerët duhej të vendoseshin në Maqedoni, ndoshta edhe në Hungari, një procedurë e ngadaltë, ku vështirësitë, mungesa e porteve, pistave tona më të këqija, ne nuk kishim parë një tmerr të tillë logjistik.
192 Military Technical Agreement between the International Security Force (“KFOR”) and
the Governments of the Federal Republic of Yugoslavia and the Republic of Serbia, në: http://www.nato.int/kosovo/docu/a990609a.htm (qasja me 14.9. 2012).