Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se AAK-ja nuk do të lejojë të behët aneks i asnjë partie. Ne nuk dëshirojmë që vizionin tonë ta shkrijmë në një subjekt që quhet VV apo NISMA apo çfarëdo subjekti tjetër. Unë çuditem kur Vetëvendosje kërkon që AAK të jetë pjesë e VV-së, e jo të jemi në partneritet të barabartë. Nëse dikujt i thua partner atëherë duhet të jeni të barabartë. Ne kemi dallime të mëdha me VV-në dhe në këtë drejtim nuk po i themi eja në AAK, sikur që nuk do të vendosim të shkojmë te ata dhe t’i japim peng ato që ne mendojmë. Vetëvendosja nuk është e vendosur që të ndodh ndryshimi pozitiv në Kosovë me një opozitë të bashkuar, por po e shikojnë interesin më të ngushtë partiak, ka theksuar në mes tjerash, shefi i grupit parlamenatar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …