Pas analizave që ia kanë bërë eksplozivit të gjetur rreth dy vite më parë në Prishtinë në veturën e shtetasit të Serbisë, Slobodan Gavriq, ekspertët kanë konstatuar se eksplozivi ka të njëjtën përbërje dhe fuqi shpërthyese sikurse ekspolizët e përdorur në Francë dhe Bruksel, ku humbën jetën qindra qytetar dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. Gjatë fjalës në senacën gjyqësore ndaj të dyshuarit poër vepër penale- terrorizëm të shtetasit të Serbisë, Slobodan Gavriq, eksperti i eksplozivëve i Policisë së Kosovës, Muhamet Rashiti, ka theksuar se fjala është për të njëtjin lloj të ekspolizit dhe ka treguar se nëse nuk do të zbulohej me kohë ky eksploziv, aktivizimi i tij do të shkaktonte dëme të jashtëzakonshme. Ekspertiza e eksplozivit të gjetur në Prishtinë në veturën e shtetasit të Serbisë, Slobodan Gavriq, me një sasi afër 13 kg i është bërë edhe nga FBI-ja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga kjo ekspertizë mësohet se eksplozivi ka qenë i llojit PETN (penta eritritol tritranitrate) dhe është lloji më i fortë dhe më i fuqishëm i eksplozivëve.
