Ndalohen aktivitetet e Gjuetisë në territorin e Junikut 

Komuna e Junikut njofton qytetarët e Junikut dhe më gjerë, që për territorin e Komunës së Junikut vlen vendimi i Agjencionit Pyjor të Kosovës me nr. të referencës DQIP63 15/20 të datës 15.01.2020 për ndalimin e të gjitha aktiviteteve të gjuetisë në tërë territorin e Komunës së Junikut, deri në dhënien në menaxhim të vendgjuetive të përbashkëta. Meqenëse Shoqata e Gjuetisë “ERENIKU” në Junik tashmë disa vite tradicionalisht me fonde vetanake kanë siguruar ushqim për shtazët e egra në sezonin e dimrit në disa lokacione, një aktivitet i tillë i lejohet prapë, mirëpo gjithmonë duke njoftuar paraprakisht organet e Komunës së Junikut dhe Stacionin Policor në Junik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …