Lëvizja Vetëvendosje nuk do të mjaftohet vetëm me bojkotimin e ceremonisë së inaugurimit të Hashim Thaçit në postin e kryetarit të vendit. Zyrtarë të këtij subjekti politik kanë lënë të hapur mundësinë e ndonjë aksioni simbolik kundër inaugurimit të Hashim Thaçit në postin e presidentit, i cili do të bëhet në sheshin Skenderbeu, ku pritet të marrin pjesë kryetar, kryeministra, diplomatë dhe personalitete nga vende të ndryshme. Bojkotimi i inaugurimit është paralajmëruar edhe nga dy partitë tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …