Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kërkuar nga deputetët e PDK-së dhe Vetëvendosjes ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Ai tha se është mëse e nevojshme që ky ligj të votohet pasi po hyjmë në stinën e dimrit dhe qytetarët kanë nevojë për ndihmë. “Kërkoj prej të gjithë deputetëve me na ndihmu me votë me kalu Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomie, që të ju dalim qytetarëve në ndihmë se është dimër dhe është e nevojshme kjo punë të bëhet”, tha Berisha në seancën plenare. Kujtojmë se Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike është votuar në lexim të parë, por duhet të miratohet edhe në lexim të dytë e më pas të dërgohet tek u.d.presidentja për nënshkrim që të konsiderohet i miratuar përfundimisht.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …