Haradinaj-Stublla: Kosova nuk mund të përfaqësohet në çfarëdo nisme ndërkombëtare, nga UNMIK-u

Haradinaj-Stublla: Kosova nuk mund të përfaqësohet në çfarëdo nisme ndërkombëtare, nga UNMIK-u

Ministrja e Punëve të Jashmte dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë që Kosova nuk do të përfaqësohet nga UNMIK-u në takimet e Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Ajo i ka thënë këto fjalë në takimin me Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog. “Është fakt i njohur ndërkombëtarisht tashmë se në Republikën e Kosovës ekziston një realitet i ri politik e ligjor, i bazuar në Deklaratën e Pavarësisë, Kushtetutën, Vendimin e GJND-së dhe ligjet e tjera të aplikueshme. Kjo nënkupton që Republika e Kosovës, në asnjë rast NUK mund të përfaqësohet në çfarëdo nisme ndërkombëtare, nën emërtimin e UNMIK-ut, aq më tepër kur ky mision për ne ka përfunduar me 17 shkurt 2008”, ka thënë Haradinaj-Stublla sipas komunikatës nga MPJ-ja.

Kontrolloni gjithashtu

PDK, LDK, dhe AAK kërkojnë dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti i Kryeministrit

Dështimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës të enjten, më 15 prill 2025, ka nxitur …