Këshilltari i komunës se Butelit, Erkan Shabani dhe afaristi Sedat Peker vizituan Hanin e Elezit

Kohë më parë, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim Sedat Peker një afarist turk i cili kishte shprehur dëshirë që të vizitoj komunën e Hanit te Elezit. Ai i shoqëruar nga këshilltari i komunës se Butelit Erkan Shabani, vizituan Hanin e Elezit për tu njoftuar me zhvillimin ekonomik në këtë komunë. Sedat Peker u njoftua nga Kryetari Suma për angazhimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna në këtë kohe pandemie. Sedat Peker me këtë rast dhuroi disa Laptop për nevoja të ndryshme në arsim dhe komunë. Ai gjithashtu ka përkrahur studentët kosovarë në fushën e arsimit por edhe ndihmoi në disa komuna tjera bënë të ditur zëdhënësi i tij. Vizitën në Han të Elezit afaristi Peker e shfrytëzoi për ta vizituar edhe kompleksin e Dëshmorëve në Pustenik. Kryetari Suma njoftoi mysafirin se shteti Turk ka qenë fuqishëm në krah të shqiptarëve si në kohën e luftës në kuadër të Forcave të NATO-s por edhe në lobimin për përkrahjen për njohje ndërkombëtare si dhe përkrahjen e vazhdueshme që është duke e dhënë për Kosovën. Kryetari Suma gjithashtu e njoftoi mysafirin për ndihmën dhe kontributin që është duke e dhënë Qeveria Turke për Komunën e Hanit të Elezit përmes programeve të ndryshme në shëndetësi, arsim e infrastrukturë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …