1.
Ç’ faj të kam oj zonja plakë,
Që s’ më le të ngre shtëpi?!
Të ka mbrojtur dhe me shpatë
Një nga gjyshërit e mi…
Të kam thirrur edhe Nënë,
Si pellazg e si ilir,
Ti gjithherë oj kurvë e lënë,
Më ke quajtur kopil!..
2.
Nuk më lë të ngre shtëpinë,
As me luftë as me paqe,
Se harruar ke urtinë:
,,Ç’ pështyn lart të zbret në faqe”!..
Shkela londra e berlinë
Ku nën myk më flenë Tapitë
Por t’u hapën vesh e bythë
Veç kur fola nga frëngjitë!..