Largimi i kufizimeve të lëvizjes dhe orarit të punës për bizneset, shtimi i masave disiplinore dhe respektimi i rregullave gjatë gjithë kohës, të gjinden mënyra për subvencionimin e kompanive të cilat shtojnë numrin e të punësuarve, përfshirja e rekomandimeve të bizneseve në ligjin për rimëkëmbje ekonomike, të lejohen 2 miliardë euro investime nga Qeveria dhe barrierat me të cilat po përballen bizneset gjatë kalimit transit me mallra nëpër Serbi duke mos respektuar marrëveshjet, ishin disa nga çështjet që u ngritën në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me Kryeministrin Avdullah Hoti dhe Këshilltarin Gazmend Qorraj. OAK kërkoi edhe njëherë nga Kryeministri heqjen e menjëhershme të orës policore dhe kufizimeve ose mbështetje direkte për bizneset dhe punëtorët për humbjet që po u shkakton ky vendim duke i’u ndaluar të drejtën e punës, kërkesë kjo e dalë nga takimet që OAK po ka në vazhdimësi me bizneset dhe ankesat që OAK po pranon në vazhdimësi nga bizneset.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …