Në veri të Mitrovicës në lagjet me shumicë të popullsisë shqiptare po vazhdon ndërtimi i shtëpive për serbët. Në lagjen “Kroi i Vitakut”, tashmë po investohet për popullimin e kësaj pjese me serbë, derisa shqiptarët nuk po mund të marrin leje të ndërtojnë në pronat e tyre. Më shumë se 300 shtëpi të shqiptarëve në atë anë ende janë gërmadha. Nazim Ismaili, kryetar i Këshillit të Veriut tha se shqiptarët po pengohen me çdo kusht të kthehen në shtëpitë e tyre. Sipas tij, serbët ndërtojnë kudo edhe pa leje, por shqiptarët nuk lejohen.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …