leoni

Salih Mustafa

Prokuroria e Gjykatës Speciale kërkon vazhdimin e paraburgimit për ish-eprorin e UÇK-së, Salih Mustafa

Prokuroria Speciale ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa. Në kërkesën e Prokurorisë për Gjykatësin e procedurës paraprake lidhur me rastin e Salih Mustafës thuhet se ai duhet të vazhdojë të mbetet në paraburgim si e vetmja mënyrë për të menaxhuar rreziqet që paraqiten nga i akuzuari. Tutje thuhet se për arsyet e listuara, Prokurori i Specializuar kërkon që i akuzuari Salih Mustafa të mbetet në paraburgim. Mbrojtja e Salih Mustafës ka paraqitur kërkesën para gjykatësit të procedurës paraprake që ai të lirohet nga paraburgimit. Në kërkesën e mbrojtjes thuhet se Salih Mustafa është shtetas i Kosovës që ka vendbanim në Kosovë dhe sa ka bashkëpunuar me Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Sipas mbrojtjes nuk ka asnjë bazë që i akuzuari të kryejë ndonjë incident nëse lirohet dhe se Mustafa do të qëndrojë në shtëpi me familjen e tij. Dy kërkesat e Prokurorisë dhe Mbrojtjes në rastin e Salih Mustafës mbajnë datë 20 nëntor 2020

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …