leoni

Të martën në Prishtinë promovohet libri“Bukuroshja e Lirisë" kushtuar heroinës se kombit, Antigona Fazliu

Zymer Mehani: Ishe lulëkuqe

(Dëshmores së kombit Antigonë Fazliu)

 

Ishe lulëkuqe

U bëre flamur

Porsi gjeraqinë

Mbi shkrepa e gurë.

Në Drenicë u rrite

Na u bëre dritë

Na u bëre dhe diell

Përherë me kokë n’qiell.

2

Vashë mitare ishe tinë

Shumë e deshe Shqipërinë

Malet, fushat, Qyqavicën

Dhe Gradicën, mbarë Drenicën.

Tërë atdheun e deshe ti

Që nga jugu në veri

Bjeshkët, shkrepat,

Përrojet, brigjet

Lumenjtë, krojet,

Grykat, shtigjet.

E deshe

Flamurin kombëtar

Për shqiptarë-

Thesar dhe ar.

Ishe dhe je

Vashë arbërore

Moj lulëkuqe pranverore

Me gjak tëndin, heroinë

Na e dhurove lirinë.

3

Gone, motra jonë

Moj zemërshqiponjë

U bëre dashuri-

Flamur kuq e zi

Shqipe Shqipërie

Flakadan lirie

4

Krah shqiponje

N’Qyqavicë

Ag mëngjesi

Në Drenicë

Mali seç ushton:

-Antigona rron

5

Në tufan

E në stuhi

Lufton Gona

Për liri

Popullatës

Duarthatë

U lidh plagë

U mjekon vrragë

6

Ishe rreze drite

Në flamur u ngjite

Aty rron gjithmonë

Bukuroshja jonë

 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …