Gjykata Speciale

Xhevdet Thaçi: Pretendimet se ka pasur baza të fshehta të UÇK-së në Shqipëri, janë të pabaza

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Has, Xhevdet Thaçi ka deklaruar se pretendimet e Gjykatës Speciale se ka pasur baza të fshehta të UÇK-së në Shqipëri janë të pabaza. Ai i ka deklaruar agjencisë së lajmeve “Kosovapress” se akuzat janë të fabrikuara, fatkeqësisht pa dashje edhe një pjesë e popullit tonë ose ish bashkëpunëtorëve të sistemit të kaluar, në pamundësi për ta goditur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, janë bërë argat të padrejtë të kësaj gjykate. Kurse ne si organizatë e degës në Has, e vlerësojmë shumë të padrejtë arrestimin e krerëve të shtetit, njëkohësisht edhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sepse Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë shumë të drejtë, të ndershme dhe të dinjitetshme, dhe presim lirinë e tyre sa më shpejtë në Kosovë, ka theksuar në mes tjerash kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Has, Xhevdet Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …