Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, ju fton të merrni pjesë në inaugurimin e Këndit Arkivor Shqiptar, i cili do t`iu mundësojë qytetarëve dhe studiuesve të kenë qasje në të dhënat dhe dokumentacionin e Arkivave të Shqipërisë nga Arkivi i Kosovës. Kjo risi vjen në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që ka Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës me Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe përurohet nga z. Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë dhe z. Bedri Zyberaj, Kryeshef Ekyekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.
Data: 23.11.2020
Ora: 10:00
Vendi: Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës , Prishtinë.
Për çdo info na kontaktoni në: Tel. 044 207895