Oda e Farmacistëve: Sa më parë të merren masa dhe të vendoset rregull në çmimin e produkteve mjekësore

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka bërë thirrje që sa më parë të merren masa dhe të vendoset rregull me çështjen e çmimeve të produkteve mjekësore. Oda e Farmacistëve të Kosovës ka kërkuar që dinjiteti i farmacistëve si profesionistë shëndetësorë të ruhet me çdo kusht por për këtë gjë duhet të bëhen veprime nga qeveria dhe parlamenti. “Ruajtja e dinjitetit dhe vendosja e rregullave do të thotë mirëqenie më e mirë për pacientët dhe ruajtje e shëndetit publik të popullatës. Ne po e shohim çdo ditë jo vetëm me produktet që përdoren për trajtimin e COVID por edhe me produktet tjera se çfarë problemi i madh i shkaktohet Kosovës (Farmacistëve dhe popullatës) me këtë mos-rregullim”, thuhet në mes tjerash në reagimin e Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …