Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Isa Mustafa ka paralajmëruar një tryezë për të diskutuar për zgjedhjen e mundshme të kryetarit të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka paralajmëruar një  tryezë për të diskutuar për emrin e mundshëm të shefit të shtetit. Nëse nuk merren vesh për president, Mustafa ka paralajmëruar marrëveshje për zgjedhje. “Në këtë mandat, LDK-ja e ka kryeministrin e vendit. Nuk pretendojmë edhe pozitën e Presidentit. Nëse shkojmë në zgjedhje, çdo opsion mbetet i hapur”, ka thënë Mustafa. Lideri i partisë më të madhe në qeveri ka thënë se zgjedhjet nuk duhet të mbahen, por nëse dështon pajtimi për një emër të presidentit atëherë zgjedhjet janë të pashmangshme. “E vlerësojmë se zgjedhjet në këtë situatë pandemie nuk do duhej të mbahen. Por, në qoftë se nuk pajtohemi për Presidentin, do të pajtohemi për zgjedhje”, tha ai. Kosova s’ka kryetar  ndërsa në zyrën e shefit të shtetit ndodhet kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, një përkrahëse e Vetëvendosjes së Albin Kurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …