Bashkimi Evropian vazhdon të insistojë që Kosova ta ndryshojë kushtetutën e saj për t’i bërë vend Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Edhe pse kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka cilësuar të mbyllur diskutimin me Serbinë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomásh Sunyog insiston se kjo çështje nuk mund të shmanget nga dialogu, edhe nëse nevojitet ndryshimi i kushtetutës së Kosovës. “Dialogu është në interes të të dy palëve. Ai ofron një mundësi për të dy palët për të diskutuar të gjitha çështjet e pazgjidhura me njëra-tjetrën. Bashkësia e komunave serbe është një nga këto çështje. Një diskutim mbi këtë nuk mund të shmanget nëse duam të arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha çështjet e pazgjidhura midis Prishtinës dhe Beogradit. Hapi tjetër, i cili duhet të ndërmerret sa më shpejt të jetë e mundur, është që drafti i statutit të Asociacionit t’u paraqitet negociatorëve kryesorë të të dy palëve. Ne e kuptojmë që drafti i statutit është përgatitur siç parashikohet në marrëveshjen e vitit 2015. Në kohën e fillimit të shpalosjes së aktakuzave të montuara kundër kreut të luftës së UÇK-së, në Hagë, BE-ja bën presionin e radhës me kërkesë që Beogradi ta krijojë Republikën serbe në Veri, duke e kushtëzuar edhe me liberalizimin e vizave.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …