Nuredin Ibishi

Nuredin Ibishi: Ushtria e Kosovës duhet të armatoset sepse Serbia është duke u armatosur me armë të rënda

Eprori i lartë i UÇK-së, Nuredin Ibishi ka vlerësuar se ushtria e Kosovës duhet të armatoset sepse Serbia është duke u armatosur me armë të rënda e të shumta dhe po vazhdon të zhvillojë manovra në afërsi të kufirit. Ai ka shtuar më tutje se është fat i mirë që kemi KFOR-in këtu që mundëson një zhvillim të kapaciteteve të FSK-së deri në përfundimin dhjetë vjeçar, mirëpo duhet ana politike dhe aspekti funksional të FSK-së të jenë shumë më përpara edhe ndaj kërcënimeve që po vijnë nga Serbia që vazhdon të jetë kërcënues për Kosovën. Ai ka thënë se Serbia po armatoset me armë që realisht janë të prodhuesve rusë. Në këtë formë ajo me gjithë këto pajisje e armatim e tejkalon edhe buxhetin e shumë vendeve në rajon. Ajo ka pasur mbi 1 miliard dhe njëjtin buxhet e ka për vitin 2020. Ndërsa lidhur me kërcënimet që ka marrë Kosova nga Serbia, ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ka heshtur sa i përket këtyre deklaratave kërcënuese.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …