Vaksina e “Pfizerit” mund ta marrë aprovimin nga Britania e Madhe për autorizimin e saj. Këto deklarime janë bërë nga burime qeveritare, ku “Reuters” shkruan se rregullatorët britanikë janë gati të aprovojnë vaksinën kundër Covidit të shpikur nga “Pfizer Inc” dhe “BioNTech”. Kjo mund të bëhet edhe para ShBA-së. Britania ka kërkuar gjatë javës së kaluar rregullatorin e saj mjekësor, MHRA, që ta vlerësojë përshtatshmërinë e vaksinës kundër Covidit. Ajo ka urdhëruar 40 milionë doza dhe pret që të ketë 10 milionë, të mjaftueshme për t’i mbrojtur pesë milionë. Këto priten të jenë të disponueshme nëse rregullatorët e aprovojnë atë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …