Lëvizja Qytetare “URA” kurrë nuk do të lejojë që koncepti civil dhe sekular i shtetit të Malit të Zi të rrezikohet, tha kreu i asaj partie, Dritan Abazoviq, duke shtuar se nuk mendon se përbërja e propozuar e qeverisë së ardhshme kërcënon këto parime themelore. I pyetur nëse do të jetë zëvendëskryeministër dhe Ministër i Brendshëm, siç ka propozuar i mandatuari për të krijuar qeverinë e re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, dhe nëse mund i është ofruar një tjetër portofol, Abazoviq tha se do të qëndronte në pozitat e gjertanishme, “I mandatuari më tha se do të donte të ishte i vetmi zëvendëskryeministër i ngarkuar me sektorin e sigurisë. Nëse qëndron me këtë, unë jam i gatshëm ta pranoj atë detyrë, por nëse ka plane të tjera – nuk e kam problem të mos jem pjesë e kësaj”, specifikoi Abazoviq. Ai tha se nuk e dinte kush do të ishte Ministri i Punëve të Brendshme dhe se kishte disa kandidatë. “Ne ishim në kërkim të zgjidhjeve më të mira. Në çdo rast, është shumë e rëndësishme të qëndrosh i përqendruar dhe të vendosësh personin e duhur në atë pozicion”, shtoi Abazoviq.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …