Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka publikuar një video me dëshminë e Adnan Merovcit, ish-shoqëruesi i Presidentit Ibrahim Rugova, i cili është pyetur në Gjykatën e Hagës në seancë gjyqësore ndaj Vlastimir Gjeorgjevic, ish-Zëvendësministër i Brendshëm i Serbisë, përgjegjës për shumë krime në Kosovë. Me çfarë statusi gjendej Lulezim Basha në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë, në vitin 2000, pyet Taulant Balla? “Pse Adnan Merovci u pyet nga gjykatësi për Lulzim Bashën dhe statusin e tij dhe Pse “përkthyesi” Lulzim Basha nuk ishte një përkthyes i listuar tek lista zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës?”, pyet Balla. Adnan Merovci, ish-shoqëruesi i Presidentit Rugova është pyetur në Gjykatën e Hagës në seancën gjyqësore kundër Vlastimir Gjeorgjevic, por edhe për një çështje tjetër ndaj ish-Presidentit Milutinoviç dy herë, një herë në Prishtinë e më pas në Hagë në prill të vitit 2000.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …