Kuvendi

Në mungesë të kuorumit në Kuvendin e Kosovës ka dështuar të miratohet propozim-rezoluta për të pagjeturit

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të miratohet propozim-rezoluta e Lëvizjes Vetëvendosje për të pagjeturit. Vetëm 31 deputetët e partisë së Albin Kurtit votuan pro saj, ndërsa grupet tjera parlamentare u përmbajtën nga votimi. Krahas kësaj, të zgjedhurit e popullit dështuan të miratojnë edhe gjitha projektligjet tjera që ishin në rend të ditës. Ndërkohë ushtruesi i detyrës së shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu edhe nga foltorja e Kuvendit kërkoi shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanajt për deklaratat e tij për të pagjeturit. E kryesueses së seancës, Arbërie Nagavcit, në gjitha rastet. i ra të thotë fjalët e njëjta që Kuvendi nuk ka vendimmarrje. “Konstatojë se në votim kanë marrë pjesë vetëm 31 deputetë të cilët kanë votuar për. Andaj kjo pikë do të hidhen në votim në moment tjetër”, tha ajo. Deputeti Aliu tha se zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj nuk është i mirëseardhur në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …