Ish-drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, ka raportuar sot në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë. Ai ka thënë se problemi me të cilin janë ballafaquar ka qenë vonimi i testimeve nga IKSHPK-ja dhe ato kanë ndikuar në infektimin e stafit shëndetësor. Sejdiu ka thënë se është formuar një komitet në SHSKUK ku janë marrë informacione të ndryshme dhe më pas i kanë përcjellë në spitalet tjera, duke shtuar se sfidë ka qenë furnizimi me materiale shpenzuese, por sfidë ka qenë edhe furnizimi me oksigjen.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …