127 familje vitiase përfitojnë serra familjare në madhësi prej 50m2

Komuna e Vitisë po vazhdon të ju dalë në ndihmë qytetarëve të saj në fushën e bujqësisë. Vetëm gjatë këtij viti kjo komunë ka ndarë 127 serra në madhësi prej 50m2 për qytetarët e saj. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira dhe të tjerë kanë vizituar disa nga përfituesit e këtyre serrave. Sipas të dhënave të siguruar nga Zyrtari për Bujqësi në Viti, Granit Abdyli, 44 familje vitiase kanë fituar serrë prej 50m2 nga të hyrat vetanake të komunës së Vitisë kurse 83 të tjerë në kuadër të bashkëpunimit të kësaj komune me Organizatën IKC. Gjatë kësaj vizite përfituesit falënderuan kryetarin Haliti për këto serra duke potencuar se ato janë të rëndësishëm për ta në veçanti për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore dhe uljen e shpenzimeve për konsum familjare pasi që një pjesë të madhe të produkteve bujqësore mund të i kultivojnë vet. Përndryshe kjo komunë në bashkëpunim me partnerët e shumtë i ka ndihmuar fermerët vitias edhe me projekte të tjera ku është bërë furnizimi i qytetarëve me mjete të punës por edhe me trajnime konkrete dhe atë në sektorë të ndryshme të bujqësisë. Gjithashtu përfaqësuesit e komunës së Vitisë bëjnë me dije se me këso projekte konkrete po planifikohet te vazhdohen edhe vitin tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …