Në Qershor 1999 me luftën e UÇK-s , Kosova u çlirua nga terrori i luftës konvencionale serbe , por nuk u çlirua nga terrori i luftës speciale të shërbime ve inteligjente të UDB-s dhe KOS -it . Terrori i luftës konvencionale serbiane zë fillë me spastrimet etnike në krahinat e Toplicës dhe Kosanicës , ka vazhduar me Rrfitë në mes dy luftërave botërore , dhe ka kulmuar me krimet e gjenocidit gjatë luftës në vitin 1998 / 99 .
Ndërsa terrori i luftës speciale vazhdon ta terrorizoj Kosovën në forma dhe metoda më të sofistikuara nga lëmia e kësaj lufte .
Serbia me propagandë përmes mjetëve të komunikimit masivë ,librave , kinematografisë dhe diplomacisë ka arritë të ngujoi dhe kryqëzoi Kosovën në arenën ndërkombëtare .
Dinakëria serbiane përmes luftës speciale ka arritë të shpifë aq mjeshtërisht kundër UÇK-, sa që edhe Dick Marty i dehur nga ,, poklloni ‘’ i shlivovicës serbe ,, hëngri sapunin për samun ‘’ ?!
E tër veprimtaria e luftës speciale serbiane përmes propagandës ka kulmuar me trillimin e ,, Shtëpisë së Verdhë ‘’ në malet e Kukësit , si një ,, poliklinikë ‘’ në të cilën gjoja janë kryer transplantime të organëve njerëzore . Nën ndikimin e shërbimeve inteligjente serbe , Dick Marty hartoi një raport me të cilin denoncoi UÇK për ,, transplantim ‘’ dhe ,,trafikim organesh njerëzore ‘’ në Këshillin Evropian që rezulltoi me themelimin e Gjykatës Speciale me një fondë prej 350 Milion $
Duke u bazuar në definimet e shkencave të mjekësisë se : Çështë transplantimi ? Cilët kirurgë mundë të operojnë ? Në qfarë rrethanash ? Me qfarë paisje ? Në cilat Klinika ? Atherë na shpalosën dy Klinika transplantesh : Njëra në ,, Shtëpinë e Verdhë ‘’ në Kukës dhe tjetra në Batajnic të Beogradit .
E para është ,, klinikë ‘’ fiktive e Dikck Marty , kurse e dyta është klinikë reale e Gjeneralëve vrastar serb : R. Mlladiqit , N .Pavkoviqit , V. Llazareviqit , S. Llukiqit në krye me Millosheviqin të gjithë këta gjakatarë të dënuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë .
,, Klinika ‘’ e Dick Marty në ,, Shtëpinë e Verdhë ’’ në Kukës është një objekt banimi me ndërtim tejët të vrazhdë , pa rrugë , pa rrymë , pa ujë në maje të bjeshkës , në të cilin ,, klinikë ‘’ sipas Martyt janë ,, transplantuar organe ‘’ serbësh që pastaj janë ,, trafikuar ‘’ përmes portit të Durrësit dhe aeroportit të Tiranës .Kjo ,, klinikë ‘ në ,, Shtëpinë e Verdhë ‘’ si e tillë është një apsurdë që vret jo vetëm në ndergjegjien racionale të ,, shlivovicqanit ‘’ Marty , por dhe të Asamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian .
Ky absurdë do të trokas gjithësesi në dyer të drejtësisë për terrorin psikologjik ndaj popullit të Kosovës .
E Dyta shtëpi e verdhë ndodhët në Batajnicë të Beogradit , nuk është klinikë apsurdi , por është reale dhe hynë ndër klinikat më moderne në kontinentin evropian .
Kjo ,, Shtëpi e Verdhë ‘’ , VMA ( Vojna Medicinska Akademija ) Akademia e Mjekësisë Ushtarake , është departament i Ministrisë së Mbrojtjes të Qeverisë së Serbisë . Përbëhet prej 30 Klinikave dhe 20 Instituteve shkencore për hulumtime të ndryshme në lëmitë ushtarake . Që nga viti 1978 në këtë qendër poliklinike ushtarake janë praktikuar transplantimet e organëve njerëzore , prandaj për këtë kosiderohët një ndër klinikat e para në Evropë . Në këtë Qendër Medicinale ushtarake janë formuar mijëra Kirurgë ushtarak dhe civilë të cilët kan patur për ligjerus madje edhe shkencëtarin dhe kirurgun e famshëm për transplantime Prof Dr Vladimir Petroviq .
VMA ( Vojna Medicinska Akademija ) Akademia e Mjekësisë Ushtarake në Batajnicë të Beogradit, per dallim të ,, Shtëpisë së Verdhë ‘’ në Kukës , është një metropol në vete i kompletuar me paisje aparaturash më moderne dhe personel mjekësorë më të specialzuarit , infrastrukëturë adekuate për transplante , në të cilën për qdo muaj kryhën disa dhjetëra operacione transplantësh me organe njerëzore : zemra , veshkë , mëlqi , të tëra këto në mënyrë të ,, ligjshme ‘’ ?!
Karla del Ponte është ,, përbiruar për birë të gjilpëres ‘’ për të vërtetuar shpifjet e terrorit të luftës speciale serbe , në munges provash , Gjykata Penale Ndërkombëtare ka ndërprer hetimet ndaj ,, klinikës ‘’ së Martyt në ,, Shtëpinë e Verdhë ‘’ në Kukës .
Shërbimeve inteligjente serbe , shpifjeve tejët të sofistikuara të tyre nuk i ndihmuan as 350 Milion $ e takasapagusve evropian për tia ,, lån kopilin te dera ‘’ UÇK-s, me sajesën e ,,kilinikës’’ së Dick Marty .
Përkundrazi ,, Shtëpia e Verdhë ‘’ në Kukës tani është çelësi që do ta hapë portën e ferrit mbushur me krimet më të t’merrshme , krimet më makabre në VMA të Beogradit , poliklinikë kjo në të cilën u janë shkulur dhe trafikuar organet mijëra personave jo vetëm gjatë luftës në Bosnjë dhe Kosovë .
VMA e Batajnicës në Beograd është industri kriminale, emblemë e kriminalitetit më të organizuar në nivel globalë me protagonistë Gjeneralë , politikanë , mjekë , klerikë që për decenje kanë kryer këto krime të ,, ligjshme ‘’ .
Në zbulimin e këtyre krimëve , janë së paku tre pista :
a ) ,, Vetëvrasjet ‘’ e Rekrutëve Shqiptarë në APJ
b ) Shoqata e Prindërve të Foshnjave të Humbura ( Udruzenje Roditelja Nestalih Bebe )
c ) Të ,, Zhdukurit ‘’ Shqiptarë gjatë luftës në Kosovë 1998 / 99 .
,, Vetëvrasjet ‘’ e rekrutëve shqiptarë gjatë shërbimit ushtarak në APJ , kanë ndodhë pas Pranverës Republikane të 81-tës , dhe sidomos në prag të shpërbërjes së RSFJ . Janë mbi 100 rekrutë shqiptarë që gjoja kanë bërë ,, vetëvrasje ‘’ në kazermat ushtarake anë e mbanë RSFJ-s . Çuditërishtë pas ,, vetëvrasjëve ‘’ të gjithë atyre u jan bërë ekspertizat mjeko ligjore në VMA të Batajnicës , nga aty pastaj familjarët e ngushtë kanë tërhjekur arkivolet të mbyllura hermetikisht , duke i varrosur nën përcjelljen e policisë ushtarake ?! Këto krime të pa dënuara të Gjeneralëve serb kerkojnë drejtësi dhe adresa e zbardhjës së tyre nuk është askundë tjetër pos në ,, Shtëpinë e Verdhë ‘’ të Batajnicës në Beograd .
Shoqata e Prindërve të foshnjave të humbura në Serbi është themeluar në vitin 2005 kryetar i të cilës është Vlladimir Qiqareviq , shtrihët në tër Serbinë , Vojvodinë , dhe së fundmi në Bosnjë dhe Makedoni të Veriut . Numronë rrethë 10 Mijë anëtarë , prindër të foshnjave të zhdukur gjatë disa decenjëve të kaluara .Sipas të dhënave të kësaj shoqate rezulltojnë 30.Mijë foshnja të humbura , që janë rrëmbyer nëpër spiatale gjinekologjike , duke i mashtruar prindërit se ,, u ka vdekur foshnja ‘’ ?!
Që nga v. 2013 në Gjykatën për të Drejat e Njeriut në Strazburgë të prirë nga Zorica Jovanoviq janë paraqitur disa qindra padi kundër shtetit serb për foshnjat e zhdukura Gjykat ka vendosur në favorë të prindërve , duke ngarkuar shtetin serb që të ekzekutoi aktgjykimet . Meqë shteti serb ka vazhduar të mos ekzekutoi aktgjykimet , Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës i ka kërkuar shumë her Serbisë t’i ekzekutoi aktgjykimet , madje Këshilli i Evropës ka miratuar edhe Rezolutë për këtë qështje .
Nën presion të Këshillit të Evropës , të Gjykatës së Strazburgut , Kuvendi i Sebisë me 29 Shkurtë 2020 ka votuar ligjin për foshnjat e zhdukura . Në bazë të ligjit, shteti serb obligohët ti kompenzoi prindërit e fëmijëve të zhdukur me nga 10.000 Evro , por çështja nuk ka mbaruar këtu , prindërit nuk duan kompenzim , ata kerkojnë të njoftohën me të vertetën se çfar ka ndodh me fëmijët e tyre , kërkonin fëmijët e tyre asgjë tjetër …
Në Tetorë 2020 , Shoqata organizoi protestë para VMA -s duke akuzuar politikanë , eprorë ushtarak , mjekë , kelrikë fetarë të shteit serb për zhdukjen e fëmijëve të tyre , transplantim dhe trafikim organesh …
Akuza e shoqatës së prindëve të fëmijëve të zhdukur , shpalosin një krimë të pa shembullt në nivel global : vjedhjen e foshnajave të sapo lindura nga lehonat , shitjen e foshnava , transplantimet të organëve dhe trafikimin e tyre për disa dekada me radhë ..
Të zhdukurit shqiptarë gjatë luftës në Kosovë 1998 / 99 përbënë kapitullin më të dhimbshëm të çlirimit të Kosovës , si e tillë përbënë pistën kryesore për të ,, aterruar ‘’ në bazën e krimit më të organizuar shtetëror serb : VMA në Batajnicë të Beogradit .
Përderisa të vrarërit civilë : fëmijë , gra pleqë , viktima të krimit të gjenocidit serb janë varrosur në varreza të Prekazit , Reçakut , Krushës së Madhe , Rezallës , Izbicës , Mejës , të ,, zhdukurit ‘’ një pjesë pas zhvarrosjeve nga Serbia jana varrosur në Kosovë , kurse pesa tjetër të ,, zhdukur ‘’ edhe pas 21 viteve varret u kan mbetur akoma të zbrazët.
Të ,, zhdukurit ‘’ shqiptarë : fëmijë , adoleshentë , gra , burra dhe pleqë , përbëhen nga dy kategori : Të vrarët dhe të rrëmbyerit , të cilët nuk janë zhdukur në Kosovë ,por në Serbi deri në 500 Km largësi nga vendlindja e tyre , nga vendë rrëmbimi i tyre .
Të vrarët janë tërhequr nga vendë masakrat e Kosovës dhe bartur në Serbi , disa trupa të tyre u jana djegur në shkritoret e Zveqanit dhe Borit , disa janë varrosur ndër punishte anë e mbanë Serbisë . Të ,, zhdukurit ‘’ nga kategoria e të rrëmbyerëve , janë transportuar të gjallë deri në Kazermën ushtarake të Batajnicës , dhe kjo kategori e të ,, zhdukurve ‘’ përbën kulmin e krimëve të gjenocidit shtetërorë serb ndaj shqiptarëve .
Në Batajnicë deri tani janë zbuluar 1200 trupa të personave të ,, zhdukur ‘’ , kurse përskaj Batajnicës në Lumin Danubë janë zbuluar edhe 1000 trupa në kamoin ushtarak . Batajnica përbënë varrin më të madhë masivë të shqiptarëve të ,, zhdukur ‘’ për dallim nga varret tjera masivë anë e mbanë Serbisë .
Pse Gjeneralët serb i bartën të ,, zhdukurit ‘’ ( të vrarët dhe të rrembyerit ) nga rajone të ndryshme të Kosovës për Në Batajnicë ,në një distancë prej 500 – 600 Km ?
Meqë donin t’i zhduknin provat e krimëve ndaj civilëve ather pse nuk i varrosnin diku më afër psh në Kurshumli , Prokuple , Nishë , por në Batajnicë ?!
Pse mbetjët mortore të të ,, zhdukurve ‘’ janë kthyer me etapa , kohë pas kohe ?!
Pse në formularët e identifikimit të mbetjeve mortore mungon rubrika : Koha e vdekjes ?! A nuk e përcakton shkenca Mjekësisë ligjore saktë pos shkakut edhe kohën e vdekjës ?! Përgjigjet jo vetëm nga këto pytje por dhe qindra të tjera provojnë katërcipërisht se në Qendrën poliklinike VMA të Batajnicës në Beograd , janë kryer krimet më makabre të Gjeneralëve serb : Transplantime të organëve prej të ,, zhdukurve ‘’ shqiptarë dhe trafikimi i tyre i ,, ligjshëm ‘’ mbase edhe përtej atlantikut .
,, Shtëpia e Verdhë ‘’ nuk është në Kukës , është në VMA të Batajnicës në Beograd .
Atje mshifet krimi më i rëndë , më i veqantë çë pas Luftës Dytë Botërore , krimë i gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë .
,, Shtëpia e Verdhë ‘’ VMA e Batajnicës në Beograd kërkon Dick Martyn !
Ku është Dick Marty ?! …