Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu thotë se situata e krijuar me Gjykatën Speciale e ka sjellë vendin në një situatë të re edhe në aspektin politik. Haxhiu thekson se Ramush Haradinaj është njeriu i duhur për kryetar të vendit në situatën që është Kosova. “Mbi të gjitha, mos të flasim për sulmet që po i bënë Serbia ndaj Kosovës përmes presidentit të saj Aleksandër Vuçiq. Prandaj zoti Ramush Haradinaj është kandidati i duhur për president”, ka thënë ajo. Deputetja e AAK-së thekson se kjo parti nuk do të provokojë zgjedhjet e reja nëse dështon presidenti por sipas saj atë e imponon Kushtetuta e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …