Gjendja për shkak të pandemisë Covid-19 në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë. E në lidhje me këtë, kryeministri Hoti, ka thënë se pikërisht për këtë kanë bërë organizim në sistemin shëndetësor. “Ne kishim një periudhë pak më të lehtë para një muaji, por tash është përkeqësuar, numri është mjaftë i lartë, ditëve të fundit kemi pas standard mbi 500 raste. Kemi riorganizuar spitalet, kemi krijuar kapacitete shtesë, kapacitete testuese dhe po përcjellim protokollet e organizatave ndërkombëtare. Tash ne se kemi shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, por kemi zhvilluar kritere, kemi kategorizuar komuna në bazë të numrit të infeksioneve”, ka thënë Hoti. Kryeministri ka shtuar gjithashtu se në fund të javës do të bëhet vlerësimi se sa ka pasur rezultat aplikimi i masave të reja, në të kundërtën do të merren masa dhe më rigoroze.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …