Spanja në fushatë kundër pavarësisë së Kosovës

Spanja në fushatë kundër pavarësisë së Kosovës

Spanja është vendi endi mbanë nën pushtim dy popuj të vjetër të Evropës, katalunjasit dhe baskët, andaj nuk është për t’u habitur se ky vend, ku për herë të parë ka lindur edhe fashizmi, nuk e përkrahë pavarësinë e Kosovës.  Ambasadori spanjoll në Serbi, Raul Molina, ka thënë se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është kundër të drejtës ndërkombëtare. Këtë koment ai e bëri gjatë një takimi që e zhvilloi me ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, duke e shprehur kështu qëndrimin e Spanjës sa i përket Kosovës. Stefanoviqi “e ka falënderuar për qëndrimin parimor të mbretërisë së Spanjës për çështjen e mosnjohjes së  pavarësisë së Kosovës. Ai citohet t’i ketë thënë ambasadorit se Serbia e mbështet fuqishëm integritetin territorial të Spanjës. “Ambasadori Molina deklaroi qëndrimin e palës spanjolle se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është kundër ligjit ndërkombëtar dhe se mbështet angazhimin e UNMIK-ut dhe KFOR-it në stabilizimin e situatës në Kosovë, si pjesë e Republikës së Serbisë”, citohet të ketë thënë ambasadori spanjoll. Spanjolli Molina ka anashkaluar  verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me pavarësinë e Kosovës, të cilin e kishte kërkuar vetë Serbia në vitin 2011.

Kontrolloni gjithashtu

Takime “sekrete” Kurti-Limaj: Pasiguri për përmbajtjen dhe transparencën

Takimet mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe liderit të NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë …