Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, foli në eventin e fillimit të fushatës “T’i japim vendit ngjyra”, mes të cilës do të bëhet mbjellja e 1.8 milionë fidanëve në tërë e Kosovën. Ministri Mustafa shprehi mbështetje për këtë projekt, duke qenë se ai është në vijë edhe me strategjinë e MBPZhR-së për pyllëzimin e hapësirave, objektivat e së cilit janë pyllëzimi dhe ripyllëzimi i 29,000 hektarë sipërfaqe. “Iniciativa e sotme e cila parasheh mbjelljen e 1.8 milion fidanëve përgjatë 10 viteve të ardhshme do të jetë vlerë e shtuar për vendin tonë dhe përkrahje për strategjinë që ka veçse Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, tha ministri Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …